MOSKE- Kurban Bajrami është celebruar, pak para agimit, dhe në Rusi. Në rrugë, përballë xhamisë kryesore në Moskë, janë mbledhur në falje me mijëra besimtarë myslimanë.
Lutja ka filluar herët në mëngjes dhe më shumë se 170.000 myslimanë morën pjesë në ceremonitë e Eid al Adha vetëm në Moskë . Xhamia e qytetit nuk mund të akomodonte të gjithë adhuruesit, dhe për këtë arsye shumica e tyre duhej të luteshin në rrugë.
Gjithashtu, Ravil Gainutdi, Kryetari i Këshillit të myftive të Rusisë uroi myslimanët me rastin e Kurban Bajramit dhe mbajti fjalën e tij gjatë lutjeve. Ndërsa këto të fundit kanë përfunduar në mesditë, dhe kur turma e madhe e besimtarëve u shpërnda.
Mund të duket e pazakontë por në Rusi feja e islame është integruar prej dekadash dhe është gjithashtu feja e dytë në vend për nga afluenca. Sipas statistikave më të fundit, në Rusi 10% e popullsisë është ndjekëse e doktrinës islame.

Redaksia Online
(e.n/Shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com