‘Dita e Liqenit’, festë dhe aktivitete në Ohër, Strugë e Pogradec

‘Dita e Liqenit’, festë dhe aktivitete në Ohër, Strugë e Pogradec

Ditën e djeshme është kremtuar 21 Qershori, njohur si “Dita e Liqenit”. Në qendër të kësaj dite është mbrojtja dhe promovimi i vlerave të liqenit të Ohrit, ndërsa organizimet për këtë ditë bëhen në rotacion, ku nga viti në vit dita e liqenit festohet ne Ohër, në Strugë e Pogradec.

Në aktivitete e zhvilluara në Pogradec, pjesëmarrës ishte Kreu i Komunës së Strugës Ramiz Merko dhe një përfaqësues nga komuna e Ohrit.

Kryebashkiaku i Pogradecit Ilir Xhakolli tha se të treja njësitë vendore do ta ruajnë këtë traditë për të kremtuar 21 Qershorin, duke shtuar se po punohet në projekte të përbashkëta për të thithur fonde për të treja këto bashki.

Sakaq kreu i Strugës Ramiz Merko tha se rajoni i Liqenit të Ohrit dhe 3 bashkitë rreth këtij liqeni po punojnë për të pasur një bashkëpunim mbi aplikimin në fondet dhe projektet ndërkombëtare, gjithashtu duke ofruar një ofertë të përbashkët turistike. Merko tha se edhe në panairet ndërkombëtare Pogradeci dhe Struga janë vendosur në stenda të përbashkëta.

Aktivitete vijuan në Pogradec përgjatë ditës me performanca artistike dhe panaire të ndryshme.

M.Q./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    20 Nëntor, 13:18

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?



×

Lajmi i fundit

Tiranë/ Organizonin baste dhe lojëra fati, vihen në pranga 6 persona

Tiranë/ Organizonin baste dhe lojëra fati, vihen në pranga 6 persona