Në një oborr të madh pranveror me lule, këngë dhe atmosferë festive është shndërruar kjo e premte në qytetin verior të Shkodrës.
E njohur si “Dita e luleve” mes këngëve e luleve shumëngjyrëshe vogëlushët i janë gëzuar atmosferës së festës së panairit duku i kënduar luleve që sjell pranvera.
Për organizatoren Alminda Mema risi e këtij viti do jetë dhe një maratonë aktivitetesh për të gjithë grupmoshat që do të zgjasin për katër ditë.
‘Është festë lulesh nuk është më një ditë lulesh. Do të ketë plot festime përgjatë katër ditëve. ku do jenë të përfshira të gjithë target grupet dhe grupmoshat e interesave të ndryshme. Pra, do të ketë spektakle, parada, koncerte me këngë moderne dhe popullore shkodrane. Parada me maska do të jetë një tjetër aktivitet, i cili do të zhvillohet në rrugët e qytetit duke shpërndarë atmosferën festive.’- tha Alminda Mema nga Qendra AARHUS.
E shndërruar në një traditë të përvitshme, 6 maji është një festë tradicionale dedikuar natyrës dhe luleve” në Shkodër që organizohet nga Qendra e Informacionit Aarhus Shkodër në bashkëpunim me Bashkinë e qytetit.