Dita e Përkujtimit të Holokaustit,bota
kujton viktimat e tmerret e Aushvic

Dita e Përkujtimit të Holokaustit,bota<br />kujton viktimat e tmerret e Aushvic
Dita e Përkujtimit të Holokaustit është ngjarje ndërkombëtare që shënohet çdo 27 janar dhe që korrespondon me ditën kur kampi nazist në Aushvic është çliruar nga ushtarët sovjetik më 1945.

Holokausti është vrasja masive e rreth 6 milionë hebrenjëve dhe miliona të tjerëve, vrasje kjo e organizuar partia naziste e liderit gjerman, Adolf Hitler, nga viti 1933 deri më 1945.

Gati 7 nga çdo 10 hebrenj që ka jetuar në Evropë është vrarë gjatë kësaj kohe. Historianet vlerësojnë se rreth 300 mijë njerëz në vende të ndryshme europiane humbën jetën gjatë programit nazist të shfarosjes së hebrenjve.

Ceremoni të shumta u zhvilluan këtë te premte jo vetëm në Gjermani e Izrael, por edhe në mbarë boten. Presidenti gjerman vlerësoi kujtimin e viktimave, ndërsa përsëriti apelin që masakra të tilla nuk mos përsëriten më kurrë.

Kryeministri izraelit Benjamin Netanyahu ishte mbrëmjen e së enjtes në muzeun Yad Vashem, ku apeloi edhe njëherë për të mos harruar asnjëherë krimet e Holokaustit, pasi sipas tij çdo viktimë kishte historinë e vet, kishte nje familje, nje fëmijëri, një të ardhme që u ndërpre mizorisht.

Kjo ditë është përkujtuar edhe në shumë shtete të botës, ku janë nderuar me lule dhe janë përkujtuar të gjithë viktimat e tmerrit Nazist.

Në një postim në rrjetin social Twitter kryeministri Italian Gentiloni u shpreh se Holokausti nuk duhet harruar, të kujtojmë mësimet e marra nga vitet dhe të ushqejmë arsyen tonë për liri.

Ndërsa presidenti Mattarela u shpreh se duhet kujtuar heroizmi por edhe fajet.

“Brutaliteti sadist i krimeve të kryera nga regjimi nazist ndaj hebrenjve, romëve, sllavëve, personave me aftësi të kufizuara, disidentëve politikë, homoseksualëve dhe të tjerëve është ushqyer nga shtresa mbi shtresa të propagandës, falsifikimit dhe nxitjes së urrejtjes”,-u shpreh komisioneri për të Drejtat e Njeriut në OKB, Zeid Ra’ad Al Hussein.

Ai shtoi se arsimimi duhet të jetë bërthama e të gjitha përpjekjeve për të luftuar anti-semitizmin, racizmin dhe të gjitha format e diskriminimit. Edhe vetë Papa Françesku vizitoi në vitin që lamë pas kampin e vdekjes të nazistëve gjermanë, Auschwitz në Poloni.

Papa Françesku hyri në kamp në këmbë, duke ecur në portën famëkeqe. Papa u lut në heshtje për më shumë se 15 minuta para se të takohej me disa të mbijetuar të kampit. Më pas, ai e vendosi një qiri gjigant të bardhë në Murin e Vdekjes, aty ku të burgosurit ishin ekzekutuar.

[gallery]20786[/gallery]

Redaksia Online
XH.K/E.M/Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Si ju duket turizmi këtë sezon, krahasuar me një vit më parë?



×

Lajmi i fundit

Sytë drejt Teheranit! Izraeli pret sulmin dhe paralajmëron: Do të përgjigjemi

Sytë drejt Teheranit! Izraeli pret sulmin dhe paralajmëron: Do të përgjigjemi