Kjo festë në SHBA njihet si festa e dytë që festohet më shumë pas Krishtlindjeve.
Në Shqipëri kjo festë po merr përmasa të mëdha duke e bërë këtë ditë të veçantë për të rinjtë të cilët dalin natën të festojnë duke veshur kostume që personifikojnë personazhë të frikshëm të frymëzuar nga filmat thriller ose kostume të personasheve të show bizz që kanë krijuar një stil të tyre.
Të rinjtë shqiptarë këtë fest po e kthejnë në zakon por ashtu si edhe një vit më parë edhe këtë vit në rrjetet sociale online si “Facebook”, Twiter” apo forume të tjera online po organizojnë konkurse të ndryshme për të zgjedhur kostumin më të bukur që kanë përdorur të rinjtë.
Mjafton të jetë feste, por se çfarë kuptimi ka ajo, nuk ka shumë rëndësi! Shqiptarëve iu pëlqen të argëtohen.
Kjo festë e veçantë duke i vënë theksin më tepër kostumit të frikshëm dhe ngjyrosjes së fytyrës i jep të rinjve më tepër adrenalinë për të mos ndalur argëtimin e tyre deri në orët e para të mëgjesit.
Në zonën “trend” siç mund ta quajmë zonën e bllokut ashtu si dhe vitet e tjera dhe këtë vit kanë filluar zbukurimet për të kremtuar këtë festë që njihet si dita e shpirtrave të vdekur.
Shqiptarëve u pëlqen më tepër që në kostumet e tyre të Halloween të ngjyrosin fytyrën, të vendosin brirë djalli apo maska te thjeshta veneciane.
Nata e gjatë e ringjalljes së shpirtrave ka vënë në lëvizje lokalet dhe klubet në Tiranë duke u organizuar me zbukurime si dhe duke zgjedhur performancën e këngëve që do t`i ofrohen të rinjve në këtë ditë “të frikshme” dhe të “errët”.
Por, në këtë festë që është dita e rikthimit të shpirtrave të vdekur vijnë të personifikuar shtrigat me fshesë, macet e zeza, errësira dhe çdo gjë e frikshme. Kunguj të mëdhenj të ndriçuar nga brenda, skeletë, figura hije, kostume të shumëllojta të çuditshme.
Halloween në botë po kthehet në garë midis VIP-ave për kostumin më të bukur. Halloween u përhap në Shqipëri pas viteve ’90, duke ardhur e u bërë më shumë konkrete, kryesisht e festuar nga të rinjtë.
Halloween e ka prejardhjen në kremtimin e ndërrimit të viteve të kalendarit të keltëve, natën midis 31 tetorit dhe 1 nëntorit. Që para 600 vjetësh njerëzit mblidheshin në kodrat mbi tokën e tyre dhe duke ndezur zjarre të mëdhenj në mënyrë që të përzinin shpirtrat e këqij të vitit që shkoi.
Më pas shuanin përkohësisht zjarrin në vatrat e shtëpive të tyre dhe pak më vonë e ndiznin përsëri.
Kështu emri Halloween i ka rrënjët në Europë. Kisha ua mori keltëve këtë zakon gjatë rrjedhës së kristianizimit. Qe At Gjergji i IV i cili në vitin 837 e ringjalli 1 nëntorin duke e quajtur Dita e Të Gjithë Shpirtrave.
Për të mos shtrembëruar shkakun e kremtimit të Samhain-it kjo ditë është menduar të jetë edhe e të vdekurve.
Shenja dalluese e Halloween-ve është kungulli, e cila e ka prejardhjen në SHBA.
Por ama arsyeja e përdorimit të kungullit me vrima me pamje të jashtme të frikshme dhe njëkohësisht të bukur rrjedh gjithashtu nga koha e Keltëve.
Kostumet kelte
Përveç sakrifikimit të shpirtrave për zotat dhe mbledhjes përreth zjarreve të mëdhenj, shpeshherë keltët vishnin kostume, ndoshta lëkurë kafshësh, në mënyrë që të ngatërronin shpirtrat dhe të pushtoheshin prej tyre.
Gjithashtu thuhet se keltët, duke vendosur maska, ose duke pikturuar fytyrën, donin të mishëronin paraardhësit e vdekur.
Sipas gojëdhënave, keltët, të veshur si shpirtra, shkonin nga një shtëpi në një tjetër, duke bërë performanca qesharake në këmbim të ushqimeve dhe pijeve: një praktikë e frymëzuar ndoshta nga lënia jashtë dere e një cope buke apo e ndonjë pije si ofertë për qeniet mbinatyrore.
Ishin emigrantët europianë që e çuan festën e Halloween-it në Shtetet e Bashkuara: në fakt festimet u bënë vërtet popullore në shekullin XIX, në kulmin e emigrimit irlandez. Sipas gojëdhënave, është Anoka, në Minesota, vendi ku u zhvillua për herë të parë festa zyrtare e Halloween-it: duke filluar që nga viti 1920, çdo 1 nëntor në qytet ndizeshin zjarre të mëdhenj dhe bëhej paradë me maska.
Kjo festë mund të përcaktohet dhe si triumfi i sheqerit i cili personifikon një traditë të veçantë.
Sipas regjistrimit të përgjithshëm amerikan, në Shtetet e Bashkuara janë rreth 36 milionë fëmijë nga mosha 5 deri në 13 vjeç, që trokasin nëpër dyer të ndryshme duke thënë “ëmbëlsirë ose pije”.
Në vitin 2011, fëmijët amerikanë kanë konsumuar 11 kilogramë ëmbëlsira, pjesën më të madhe të të cilave gjatë periudhës së Halloween-it.
Shenja e festës së Halloween është kungulli. Kungulli më i rëndë në botë, sipas rekordeve “Guinnes”, është prodhuar në vitin 2010 në New Richmond, në Wisconsin, nga Chris Stevens: fermeri rriti një “monstër” prej 822 kilogramësh, me një perimetër 4,6 metrash, që u ekspozua në Kopshtin Botanik të Bronksit, në Nju Jork.
Rreth 90% e peshës së tij përbëhet nga uji. Një kungull rekord mund të rritet 15 kilogramë në ditë dhe të arrijë përmasat e një makine breshkë tip “Volkswagen”.
Por, kjo festë mbart Magji dhe çudira të tjera
Sipas një sondazhi amerikan të zhvilluar për Halloween, në vitin 2007, më shumë se një e treta e amerikanëve deklaroi se beson te fantazmat; 23 për qind pohoi se e ka parë një të tillë ose se e ka ndier praninë e një fantazme.
Gjithmonë duke u bazuar te sondazhi, një në pesë amerikanë beson se magjitë janë të vërteta.
Disa histori që tregohen për festën e Halloween-it janë të frikshme dhe duket sikur kanë gjetur njerëzit e duhur për t’i besuar, edhe pse pas tregimeve nuk ka asgjë të çuditshme.
Një prej këtyre ka të bëjë me ndjekësit e sekteve satanike, një fenomen më i pranishëm te gënjeshtrat sesa te të vërtetat, që për festën e Halloween-it sakrifikojnë macet e zeza. Megjithatë rastet e dhunës të regjistruara te macet e zeza janë më tepër vepër e ndonjë adoleshenti të shqetësuar.
Domethëniet e simboleve kryesore të Halloëeenit janë 10:
Secili prej nesh ka dëgjuar ose di sado pak në lidhje me festën e shtrigave apo të të vdekurve dhe gjithçkaje tjetër të frikshme që zakonisht njihet me emrin Halloween. Halloëeeni festohet çdo vit me datë 31 tetor në shumë vende të botës perëndimore.
Gjatë kësaj feste njerëzit vishen me kostume të ndryshme, shpesh herë të frikshme, dhe shkojnë që të vizitojnë njëri-tjetrin nëpër shtëpi, ose mblidhen së bashku për të festuar.
Halloweeni që festohet sot ka shumë pak ngjashmëri me festivalet romake, mbi të cilat dikur është mbështetur gjerësisht.
Emri “Halloween” vjen nga vitet 1500 dhe është një variacion i “All- Hallows-Even”, nata para të gjithë ditëve të shenjta. Kisha katolike ka pushime që përkojnë me festimin pagan. Lista rendit 10 simbolet kryesore të Halloweenit dhe shpjegon se ç’lidhje kanë shtrigat, fantazmat dhe të tjerat me këtë histori.
Misri dhe gruri
Halloweeni festohet në vjeshtë dhe në kulturën Samhain shënonte fundin e verës dhe të të korrave. Misri dhe gruri janë simbole të ndryshimit agrokulturor dhe ndryshimit të stinëve.
Ngjyra portokalli dhe ngjyra e zezë
Në mënyrë të ngjashme me simbolin e mësipërm, ngjyra portokalli dhe ngjyra e zezë janë paraqitje të mëtejshme të periudhës korresponduese të vitit, më shumë sesa pjesë e mitologjisë së Halloweenit.
Ngjyra portokalli paraqet vjeshtën, kur gjethet bien dhe ndryshojnë nga të gjelbra në të kuqërremta. Sipas traditës kelte, festa shënonte kalimin nga ditët “me ndriçim” në ditët “e errëta”. E zeza me gjasa paraqet ditët e errëta të dimrit kur dita shkurtohet.
Merimangat
Le të kalojmë te merimangat! Nëse shkoni në një festë Halloweeni do të ndesheni patjetër me figura merimangash të shpërndara kudo. Diskutimi lidhur me ndonjë cilësi të mundshme mistike të merimangave, mund të konsiderojë që merimangat kanë pëlhurë, gjë që është asociuar me kalimin e kohës, progresin dhe fatin.
Gjithashtu, merimangat preferojnë vendet me pluhur dhe të errëta, prandaj në një shtëpi të braktisur (një vend i preferuar për Halloweenin) do të mund të gjeni shumë merimanga dhe pëlhurë merimangash.
Lakuriqët e natës
Lakuriqët e natës, siç sugjeron edhe emri, janë krijesa të natës, prandaj është e natyrshme që festimi i fundit të stinëve me dritë dhe fillimit të atyre me errësirë të përfshijë edhe lakuriqët e natës.
Për më tepër, lakuriqët e natës janë pjesë e legjendave të ndryshme, sipas të cilave ata mund të komunikojnë me të vdekurit.
Macet e zeza
Fetë e vjetra kelte sugjeronin që macet ishin rimishërime të shpirtrave të njerëzve dhe se ato kishin aftësi të parashikonin të ardhmen.
Gjithashtu, mendohej se shtrigat mund të shndërroheshin në mace. Shumica e shtrigave ishin gra të vetmuara dhe shumica prej tyre kishin mace.
Skeletet
Natën e Halloweenit vija ndarëse midis botës së të gjallëve dhe botës së të vdekurve është shumë e hollë, kështu, skeletet janë simbol i shpeshtë i Halloweenit pikërisht për këtë arsye.
Kafka veçanërisht është simbol në shumë kultura, duke shërbyer si manifestim i vdekshmërisë së njerëzve, frikës nga vdekja ose rrezikut që mund të jetë vdekjeprurës.
Fantazmat
Ideja e fantazmave sugjeron që Halloweeni është nata kur shpirtrat e të vdekurve janë në gjendje të ecin mes të gjallëve. Për më tepër, në kuptimin modern të Halloweenit, fantazmat janë element shtesë për të krijuar atmosferë të nderë dhe të frikshme.
Maskat dhe kostumet
Ç’do të ishte Halloweeni pa kostume? Nëse kthehemi mbrapa në kohët kelte, të pranishmit vishnin kostume me qëllim trajtimin e shpirtrave të vdekur. Mendohej se, nëse ata do të arrinin të mashtronin të vdekurit, shpirtrat do të reshtnin së bezdisuri.
Natën kur veli midis botës së shpirtrave dhe botës natyrore ishte kaq i hollë, është më mirë të pretendosh se je dikush tjetër.
Shtrigat
Cili është kostumi më i preferuar për vajzat natën e Halloweenit? Sigurisht, jo ai i princeshave të Disney-t. Kostumi i shtrigave!
Besohej se fuqitë e shtrigave ishin më të mëdha gjatë natës së Halloweenit. Mendohej se ato kishin lidhje me djallin. Edhe sot simboli i një shtrige mbi fshesë në një natë me hënë është një ndër simbolet më tradicionale të Halloweenit. Redaksia Online (m.z/shqiptarja.com)