Në ditën ndërkombëtare të “Shkopit të Bardhë”, të verbrit në qytetet kryesore të vendit si në Lezhë, Elbasan e Korçë kanë zhvilluar një marshim sensibilizues, duke kërkuar mbrojtjen si dhe plotësimin e të drejtave të tyre.
Ndryshimet ligjore të qeverisë iu mohuan të verbërve shumë të drejta dhe ata sot pohojnë se ndihen të diskriminuar në çdo drejtim. Kreu i Shoqatës së të Verbërve në Lezhë, Zef Lleshi u shpreh se harresa e pushtetit vendor ndaj kësaj kategorie është dëshpëruese për ta.
Ndërsa nga Elbasani, kreu i shoqatës së të verbërve në këtë rreth, Ardian Hysa deklaroi se nëpërmjet këtij parakalimi në një nga bulevardet kryesore të qytetit, i kërkojnë institucioneve shtetërore që të marrin masat dhe vendosjen në rrugë të semaforëve akustikë.
Edhe në Korçë të verbrit në qytetin kanë zhvilluar një marshim sensibilizues, duke kërkuar mbrojtjen si dhe plotësimin e të drejtave të tyre. Violeta Stamuli, Sekretarja e shoqatës së të verbërve në Korçë u shpreh se nëse në vendet e tjera të botës ndërtohet infrastruktura e nevojshme për këtë kategori, këtu ajo mungon tërësisht.
Dita e “Shkopit të Bardhë” është krijuar në vitin 1912 nga artisti Xhejms Bigs nga Bristoli. Pas një aksidenti i cili i mori shikimin, artisti duhej të ripërshtatej me ambientin. Bigs vendosi ta lyente shkopin e tij lëvizës me ngjyrë të bardhë dhe ta bënte veten më të dukshëm në rrugë. Më pas, Presidenti i SHBA, Lindon S. Xhonson, u interesua dhe e shpalli 15 Tetorin si Ditën e Shkopit të Bardhë.
(s.f./Shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com

jashtë vëmendjes së pushtetarëve">