“Dita e Shtegtarit” mblodhi me qindra qytetarë në Lezhë mbrëmjen e 15 gushtit.
Një aktivitet kushtuar emigrantëve lezhjanë që jetojnë dhe punojnë në vende të ndryshme të botës u kthye në një festë madhështore në qytet
Sheshi “Gjergj Kastrioti” mes të pranishmëve ishin edhe shumë emigrantë, të cilët janë kthyer në vendlindje për të kaluar pushimet verore pranë familjeve të tyre.
Muzika, aktivitetet kulturore dhe atmosfera festive shoqëruan mbrëmjen, ndërsa të pranishmit e cilësuan këtë festë si një mundësi të veçantë për t’u bashkuar dhe për të ruajtur lidhjen e fortë me vendlindjen.
“Jo shumë herë na ka rastisur të marrim pjesë, janë shumë të rëndësishme dhe është vlerë që duhet të trashëgohet te të rinjtë.”
“Këto festa janë shumë të rëndësishme dhe ne i presim të bashkohemi e takohemi me njëri-tjetrin.”
“Për ne janë shumë të rëndësishme, çdo vit presim të takohemi me familjarët, të afërmit.”
Kryetari i Bashkisë Lezhë, Pjerin Ndreu, u shpreh se “Dita e Shtegtarit” është një prej festave më të rëndësishme për qytetin.
“Është një festë që ka 20 vjet që është nominuar, është shumë e mirë sepse ka të bëjë me emigrantët. Lezha ka 35% të popullatës në emigracion, ia dedikojmë emigrantëve duke e quajtur Dita e Shtegtarit. Është një kohë e jashtëzakonshme kur ata kthehen në shtëpi dhe tregojnë se nuk e kanë harruar vendin”, shprehet Ndreu
“Dita e Shtegtarit” synon të forcojë lidhjet mes diasporës dhe vendlindjes, duke e kthyer Lezhën në një pikëtakim për të gjithë.










Komente
Komento