TIRANE - Me rastin e Ditës së Verës, Ministri i Mirëqënies Sociale Erion Veliaj ka qëndruar mes qytetarëve në aktivitetet e organizuara në kryeqytet nga institucioni që ai drejton.
Në fjalën e tij për kameran e televizionit A1 Report, Ministri Veliaj ka theksuar se edhe këtë vit, për të dytën herë radhazi, aktivitetet janë organizuar me kosto zero, por falë mbështetjes së biznesit.
Por ashtu siç edhe e pranoi vetë Ministri, edhe këtë vit qeveria dhe bashkia kanë festuar të ndarë, me aktivitete të ndara nga njëra-tjetra. Sipas Veliaj edhe këtë vit Bashkia ka treguar mungesë, duke nënvizuar se sipas tij bashkia e ka mendjen tek mitingjet dhe jo tek menaxhimi i kryeqytetit.
“Është i dyti vit rrjesht që organizojmë me 0 kosto një aktivitet të tillë. Më vjen mirë që për të dytin vit rresht bizneset afrohen dhe financojnë në organizim. Jam shumë i lumtur për këtë se do të thotë se taksat e qytetarëve nuk duhet të shkojnë për festa. Deri tani bashkia ka qenë në mungesë, e di që kanë qenë të zënë me mitingje, por njerëzit duan të shohin punën e tyre, dhe ata janë zgjedhur për të menaxhuar qytetin. Unë kam të gjithë ditën këtu por bashkinë nuk e kam parë dhe nuk e di ccfarë është duke bërë bahkia. E kuptoj që ka qenë një axhendë e ngarkuar me protesta, por bashkia duhet të menaxhojë qytetin dhe jo protestat. Megjithatë dua të ju uroj të gjithë shqiptarëve gëzuar Ditën e Verës. Qoftë një vit i mbarë, dhe me plot energji dhe diell.” tha Ministri Veliaj
Redaksia Online
(e.c/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com