Dita e Vizitorëve të Shquar
realizohet stërvitja “Joint Effort 16” 

Dita e Vizitorëve të Shquar<br />realizohet stërvitja “Joint Effort 16” 
Në kuadër të stërvitjes së përbashkët “Joint Effort 16” (Përpjekja e Përbashkët 16) e cila po zhvillohet në vendin tonë me pjesëmarrjen e trupave dhe mjeteve nga 6 vende: SHBA, Britania e Madhe, Italia, Kosova, Mali i Zi dhe Shqipëria, në Kepin e Palit, u zhvillua Dita e Vizitorëve të Shquar, ku ishin të pranishëm shefi i Shtabit të Përgjithshëm të Forcave të Armatosura gjeneralmajor Jeronim Bazo, komandanti i Forcës Tokësore të SHBA-së në Evropë gjenerallejtnant Ben Hodges, komandanti i Forcës së Sigurisë së Kosovës gjenerallejtënant Rrahman Rama, komandantët e forcave, si dhe ushtarakë të tjerë vendas e të huaj.
 
Gjatë këtij aktiviteti u demonstrua stërvitja reale e anijeve të Forcës Detare me helikopterë të Forcës Ajrore si dhe Forcat Speciale, konkretisht operacioni MIO (Maritime Interdiction Operation), që ka të bëjë më operacionin e bordimit me forcë të një anije nga ajri dhe deti e cila kryen shkelje të ligjshmërisë në det.
 
Shefi i Shtabit të Përgjithshëm të Forcave të Armatosura, gjeneralmajor Jeronim Bazo, pasi përshëndeti të pranishmit, tha: “Ju falenderoj për mbylljen me sukses të kësaj faze të stërvitjes. Ju falenderoj për përkushtimin e gjatë që treguat, sepse siç e dini kemi 1 vit që përgatitemi për të përmbyllur këtë fazë. Me çfarë pamë, ishim vërtet të kënaqur për bashkëpunimin sidomos që patët me gjithë komandën e Task Forcës së Bashkuar, me përfaqësuesit e vet, me Forcën Ajrore dhe me Forcën Tokësore për të vendosur ligjshmërinë në det”.
 
Në fjalën e tij përshëndetëse gjenerallejtënant Hodges falenderoi efektivat pjesëmarrëse në stërvitje për organizimin dhe kryerjen me efikasitet të kësaj stërvitje dhe theksoi rëndësinë që ka për sa i përket kontributit për sigurinë. Stërvitja “Joint Effort 16” ka filluar në datën 19 Shtator 2016 dhe po zhvillohet me pjesëmarrjen e rreth 1500 trupa nga 6 vende dhe ka për objektiv trajnimin dhe stërvitjen e pjesëmarrësve për të përballuar sfidat operacionale aktuale dhe për të ardhmen me qëllim për t’u përgjigjur krizave te ndryshme dhe operacioneve në mbështetje të paqes.


Redaksia Online
(F.T/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Kë doni ju që të fitojë zgjedhjet në SHBA?



×

Lajmi i fundit

JD Vance hedh votën në Cincinnati: Shpresoj të shkoj mirë për mua dhe Presidentin Trump

JD Vance hedh votën në Cincinnati: Shpresoj të shkoj mirë për mua dhe Presidentin Trump