Dita Ndërkombëtare e Gruas, Basha:
Punësim dinjitoz dhe barazi gjinore

Dita Ndërkombëtare e Gruas, Basha:<br />Punësim dinjitoz dhe barazi gjinore
Kreu i opozitës, Lulzim Basha nga çadra e protestës përpara Kryeministrisë, ka premtuar sot më 8 Mars në Ditën Ndërkombëtare të Gruas, se politika do të sigurojë punësim dinjitoz për gruan shqiptare.

Ai shtoi më tej, ku sipas tij do të ketë një kontroll rigoroz për trajtimin e barabartë të grave në sektorin privat.
 
“Do të mbrojmë të drejtat e grave dhe pozicionin e tyre në shoqërinë shqiptare. Modeli që kjo qeveri ka sjellë në pushtet nuk është modeli i Shqipërisë europiane dhe barazisë gjinore, nuk është modeli i vlerësimit të grave. Ky është modeli që nga njëra anë flet për të drejtat e grave dhe nga ana tjetër dhunon të drejtat e tyre. Ja pse kjo betejë që kemi nisur në 18 shkurt është kaq e rëndësishme për fatet e shqiptarëve. Që të zhdukim nga themelet këtë sistem dhe së bashku të ngremë Republikën e re, në themel të së cilës qëndrojnë zgjedhjet e lira dhe të ndershme”,
-tha ai.
 
Kreu i Partisë Demokratike siguroi të gjitha gratë shqiptare se do të kenë përfaqësim të denjë në Parlament.
 
 “Ky parlament duhet dhe do të ketë një përfaqësim dinjitoz të grave shqiptare, si dhe do të ketë për detyrë themelore të zhbëjë hendekun e madh që është krijuar me mungesën e barazisë gjinore”, -u shpreh Basha.
 
Një nismë që do të merret në këtë drejtim, sipas Bashës, do të jetë vendosja e arsimit shqiptar si partnerin e parë të grave që janë në marrëdhënie pune.
 
“Nga ora 7:30 e mëngjesit deri në 16:00 arsimi shqiptar do të marrë përsipër përgjegjësitë për fëmijët, duke çliruar gratë që janë në marrëdhënie pune dhe duke i bërë krah grave dhe nënave shqiptare, arsimin shqiptar si partnerin e parë të tyre”, tha Basha.

Opozita vijon protestën që prej 18 shkurtit ku kërkojnë me ngulm largimin e kryeministrit Rama, dhe krijimin e një qeverie teknike. 

  • Sondazhi i ditës:

    A po jep rezultate lufta e SPAK ndaj grupeve kriminale?



×

Lajmi i fundit

Analiza: A mund ta zgjidhë FMN-ja krizën e borxhit të vendeve të varfra?

Analiza: A mund ta zgjidhë FMN-ja krizën e borxhit të vendeve të varfra?