Dita Ndërkombëtare e Gruas, dhjetëra mijëra persona marshojnë në Spanjë me maska në fytyrë

Dita Ndërkombëtare e Gruas, dhjetëra mijëra persona marshojnë në Spanjë me maska në fytyrë

Protesta e grave në Madrid, Spanjë

SPANJË- Dhjetëra mijëra gra marshuan në demonstrata në të gjithë vendin e gadishullit iberik, të premten për të protestuar kundër pabarazisë gjinore dhe për të shënuar Ditën Ndërkombëtare të Gruas.

Për të shënuar këtë rast, Ministrja e Barazisë e Spanjës, Ana Redondo njoftoi të premten se qeveria do të rikthejë një projektligj për trafikimin e qenieve njerëzore, i cili u propozua vitin e kaluar, por nuk u miratua për shkak të zgjedhjeve të përgjithshme të korrikut.

Madrid, shatërvani Plaza Cibeles u kthye në ngjyrë vjollcë me drita për të shënuar ngjyrën e lëvizjes feministe, ndërsa protestuesit të veshur me maska të bardha, dolën në rrugë.

“Ne gratë, nuk jemi dëgjuar për një kohë të gjatë dhe jemi shumë të lodhura duke mos pasur të njëjtat përfitime dhe që duhet të luftojmë për nevojat bazë”, tha Natalia Hofmann, 34, psikologe, në një intervistë në Barcelonë.

Protestat u mbajtën nga mijëra grupe feministe në 40 qytete spanjolle.

B.V/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    20 Nëntor, 13:18

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?



×

Lajmi i fundit

Kreshnik Spahiu: Pse Strasburgu po e zhgënjen shumë keq Partinë Demokratike?

Kreshnik Spahiu: Pse Strasburgu po e zhgënjen shumë keq Partinë Demokratike?