TIRANË - Në Muzeun e Forcave të Armatosura është zhvilluar sot një veprimtari me rastin e Ditës së Ndërkombëtare të Muzeve, caktuar si e tillë me Rezolutën Nr.12 të Organizatës Ndërkombëtare të Muzeve (ICOM).
Aktivitetin e përshëndeti zëvendësministri i Mbrojtjes, Petro Koçi. Në fjalën e tij ai theksoi se, respekti për historinë është një çështje kulture dhe muzetë janë shprehje e parametrave të zhvillimit historik të çdo shoqërie. Muzetë, si vende për ekspozimin e veprave me vlerë të trashëgimisë kulturore, krijojnë mundësi për të ruajtur kujtesën historike, si dhe prezantojnë e interpretojnë historinë. “Në morinë e muzeve, - nënvizoi z. Koçi, - vend të veçantë zënë edhe muzetë ushtarakë, që në vende të ndryshme kanë forma e metodologji të ndryshme, por qëllimi i tyre është pothuaj i njëjtë: edukimi atdhetar i brezave“.
Më tej ai theskoi se, Muzeu i FA është një institucion i domosdoshëm për të shprehur identitetin historik dhe zhvillimin e FA të Shqipërisë. Ai është ngritur mbi bazën e një përvoje dhe eksperience të të gjithë muzeve të tjerë kombëtarë dhe të huaja. Në memorien e tij ruan dhe nderon të gjithë ata që luftuan për identitetin dhe mbijetesën e kombit shqiptarë në shekuj. Lufta dhe përpjekjet e popullit shqiptar për liri dhe pavarësi e kanë zanafillën që në kohët më të hershme të pararendëseve tanë nga Iliria dhe deri në ditët e sotme, është shprehur zëvendësministri Petro Koçi.
Më pas, zëvendësministri Petro Koçi dhe shefi i Shtabit të Përgjithshëm, gjeneralmajor Jeronim Baze, i dorëzuan “Certifikatë Mirënjohje”, studiuesit dhe poetit ish-ushtarak Fluturak Gërmenji dhe kolonel (R) Guri Pashai për kontributin e dhënë për pasurimin e muzeut me vlera dokumentare.
Në mbyllje të kësaj ceremonie, zv/ministri Koçi, gjeneralmajor Bazo dhe të gjithë pjesëmarrësit vizituan pavijonet e Muzeut të Forcave të Armatosura të pasuruar me eksponate të rinj.
Muzeu i FA është inauguruar në 4 dhjetor 2012 dhe në mjediset e tij gjenden të ekspozuar 1500 objekte autentike që lidhen drejtëpërsëdrejt me historinë, trashëgiminë dhe identitetin e FA të Shqipërisë. Kjo ka zgjuar interesin e vizitorëve që në këtë periudhë 3 vjeçare ka arritur numrin e 12000 vizitorëve vendas e 3000 të huaj, mes të cilëve shefa të Shtabeve të Përgjithshëm të ushtrive të ndryshme anëtar të NATO-s, gjeneralë amerikanë, delegacione ushtarake të NATO-s, si dhe të vendeve partnere.
Fjalën e hapjes e mbajti Mirela Roshi, drejtore e QKMBMMSHU, e cila pasi falënderoi të gjithë të pranishmit në këtë veprimtari, u ndal në misionin e Muzeut të Forcave të Armatosura, vlerat dhe rëndësinë e tij. Në emër të ushtarakëve në lirim dhe studiuesve ushtarakë, që kanë dhënë kontribut të çmuar në radhët e Forcave të Armatosura, foli ish-pedagogu i Akademisë së Mbrojtjes, Xhemil Çela.
Ishin të pranishëm: zëvendësministri i Mbrojtjes, z. Petro Koçi, shefi i Shtabit të Përgjithshëm i FA-së, gjeneralmajor Jeronim Baze, drejtori i Qendrës së Kulturës, Medias, Botimeve të Mbrojtjes, Muzeut dhe Shtëpive të Ushtarakëve, Mirela Roshi, studiues, veteranë, ish-ushtarakë dhe nxënës të shkollave 9-vjeçare dhe të mesme të kryeqytetit etj.
Redaksia Online
(a.h/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com