Dita Ndërkombëtare e Paqes, Nikolla: Kontributi i Shqipërisë për paqen na bën një vend të madh

 Dita Ndërkombëtare e Paqes, Nikolla: Kontributi i Shqipërisë për paqen na bën një vend të madh

Me një mesazh, ka përshëndetur ditën Ndërkombëtare të Paqes, kryetarja e Kuvendit, Lindita Nikolla.

Ishte 21 shtatori, i vitit 1981, dita kur Asambleja e Përgjithshme e OKB, vendosi të kremtohet si Dita Ndërkombëtare e Paqes. Kryeparlamentarja, është shprehur se Shqipëria është bërë një kontribuese e spikatur e paqes dhe vazhdon të kontribuojë në rritjen e bashkëpunimit, sigurisë, tolerancës e mirëkuptimit në rajon e më gjerë. 

 “Më 1981 Asambleja e Përgjithshme e OKB-së vendosi që 21 shtatori të kremtohet si Dita Ndërkombëtare e Paqes. Sot, dyzetë vjet më pas, Shqipëria është bërë një kontribuese e spikatur e paqes dhe vazhdon të kontribuojë në rritjen e bashkëpunimit, sigurisë, tolerancës e mirëkuptimit në rajon e më gjerë.   Si një vend anëtar i NATO-s, Shqipëria ka dërguar djemtë dhe vajzat e saj në misione paqeruajtëse në mjaft vatra të nxehta luftrash e konfliktesh anembanë globit. Vendi ynë përmbushi me mjaft sukses mandatin e Presidencës së OSBE-së gjatë vitit të vështirë 2020, kur tensioneve e problemeve të krijuara nga luftrat e konfliktet, iu shtua edhe pandemia e Covid -19.”, tha ajo.

Nikolla theksoi se vendi ynë do të kontribuojë për paqen e sigurinë në botë, jo vetëm nëpërmjet shembullit, por edhe me vendim-marrjet e saj si anëtare jo e përhershme e Këshillit të Sigurimit të OKB-së.

“Gjatë dy viteve të ardhshme, 2022-2023, Shqipëria do të kontriboujë për paqen e sigurinë në botë, jo vetëm nëpërmjet shembullit, por edhe me vendim-marrjet e saj si anëtare jo e përhershme e Këshillit të Sigurimit të OKB-së. Paqja në botë nis nga paqja në çdo vend. Ajo arrihet më lehtë, kur të gjithë kombet përparojnë e zhvillohen, rrisin mirëqenien dhe ofrojnë mundësi e të drejta të barabarta për të gjithë qytetarët, pavarësisht bindjeve politike, përkatësisë etnike e fetare, moshës, gjinisë, origjinës apo gjendjes ekonomike.”, u shpreh ajo.

Në fund të mesazhit të saj, kryetarja e Parlamentit, tha se Shqipëria është një vend i vogël, por partneriteti strategjik me aleatët tanë të mëdhenj, ShBA dhe BE, si edhe kontributi për sigurinë e paqen, për buzëqeshjen e lumturinë e fëmijëve e qytetarëve të të gjithë botës, na bëjnë një vend të madh.

“Shqipëria është një vend i vogël, por partneriteti strategjik me aleatët tanë të mëdhenj, ShBA dhe BE, si edhe kontributi për sigurinë e paqen, për buzëqeshjen e lumturinë e fëmijëve e qytetarëve të të gjithë botës, na bëjnë një vend të madh.”, shkruan Nikolla


Lajmi kryesor:

Dita e Paqes, Rama: Ka më shumë gjëra që na bashkojnë! Shqipëria kontribuuese në misionet paqeruajtëse, Meta: Sot Kujtojmë dëshmorët që dhanë jetën jashtë vendit për paqen


J.GJ./Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Mos ngurroni të bëni hapin e parë... Çfarë parashikojnë yjet për ju sot

Mos ngurroni të bëni hapin e parë... Çfarë parashikojnë yjet për ju sot