Drejtori i Përgjithshëm i Autoritetit Kombetar të Ushqimit, Afrim Bakaj, gjatë një konference për shtyp u shpreh se, "AKU ka bërë një punë të jashtëzakonshme për të garantuar sigurinë ushqimore në vend. Inspektorët tanë janë në çdo cep të territorit, duke filluar që nga bizneset e mëdha, në PIK në markete e deri në dyqanet më të vogla në zonat më të thella dhe ushqimi që konsumojnë shqiptarët është i sigurt, duke kontrolluar në mënyrë rigoroze që nga origjina deri tek konsumatori".
Ndërsa kryetari i Shoqatës së Konsumatorëve, Islam Cani, pohoi se "konsumatorët duhet të jenë të ndërgjegjshëm për ushqimet që konsumojnë", duke bërë thirrje "që ushqimet të blihen nëpër markete dhe dyqane të cilat janë të kontrolluara. Denoncimet e qytetarëve janë ulur në krahasim me një vit më parë, kjo edhe falë punës këmbëngulëse të Autoritetit Kombëtar të Ushqimit", theksoi ai.
Autoriteti Kombëtar i Ushqimit ka vënë në dispozicion të konsumatorit numrin jeshil 0800 75 75, ne 24 orë, si dhe adresen e emailit, [email protected] dhe menjëherë, ky insitucion do të marrë masat e nevojshme, siç ka ndodhur edhe deri tani. /atsh/
