Dita Ndërkombëtare e Talasemisë, mbi 500 pacientë në vend! Mjekët: 10-12 pacientë në ditë vijnë të marrin gjak në QSUT, duhet shërbim në rrethe

Mbi 500 pacientë zyrtarisht në Shqipëri vuajnë nga Talasemia dhe kanë nevojë për gjak. Sipas mjekëve lindshmëria e njerëzve me këtë sëmundje gjaku të trashëguar vitet e fundit është ulur.

“Të diagnostikuar kemi nga viti i parë i jetës, pacientë të rritur janë mbi 40 vjeç. Numërohen mbi 500 pacientë me talasemi të regjistruar në regjistrin nacional por, jo të gjithë jetojnë në Shqipëri, një pjesë kanë emigruar, një pjesë kanë ikur me studime jashtë përkohësishtë, por që kthehen edhe frekuentojnë ambjentet tona. Lindshmëria e pacientëve me Talasemi është ulur, kështu që kemi pacientë mbi 18 vjeç ata që janë me numrat më të mëdha në qendrën tonë”,-është shprehur Manika Kreka, mjeke e sëmundjeve të gjakut.

Janë rreth 120 pacientë që trajtohen në Tiranë, ku në një ditë 10 deri në 12 pacientë paraqiten pranë qendrës së transfuzionit në QSUT për të marrë gjak. 

“Mesatarishtë 10-12 pacientë që transfuziohen në ditë”,-tha Kreka.

Pavarësisht ndërgjegjësimit për të dhuruar gjak, nevoja për lëngun e jetës mbetet e lartë.

“Ajo që ne duam të arrijmë në ditë është 30 dhurues, kjo është e ndarë në sesione. Numri i dhuruesve vullnetarë është i vogël, sepse jo çdokush e ka mundësinë, informacionin dhe kohën për të dhuruar gjak. Në ditë mesatarisht vijnë 10 dhurues vullnetarë”,-është shprehur Viola Shano mjeke Transfuziologe.

“Kemi rritje me 3% të dhuruesve vullnetarë krahasuar me vitin e kaluar, por ende ka vend për përmirësim”,-ka deklaruar mjekja Kreka.

Në Ditën Ndërkombëtare të Talasemisë, specialistët tregojnë disa nga sfidat me të cilat përballen pacientët dhe familjet e tyre.

“Sigurisht sfidë është transporti, sepse janë edhe nga rrethet jo vetëm nga Tirana. Ka kosto financiare që nuk mbulohet e gjitha nga shteti në atë ndihmën ekonomike që ata marrin. Mirë është që pacienti të marr gjakun në vendin ku banon, ose sa më afër tij, por duke qenë se gjaku duhet të përpunohet në struktura të posaçme nuk është e mundur që bankat e gjakut me struktura të tilla të jenë pranë çdo qyteti”-theksoi mjekja e sëmundjeve të gjakut.

K.M//Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    27 Nëntor, 11:43

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?



×

Lajmi i fundit

Si zgjidhen problemet me pronat, korrupsioni dhe digjitalizimi i Kadastrës, gjetjet dhe rekomandimet e ekspertëve në Komisionin Antikorrupsion

Si zgjidhen problemet me pronat, korrupsioni dhe digjitalizimi i Kadastrës, gjetjet dhe rekomandimet e ekspertëve në Komisionin Antikorrupsion