U operua për hernie inguinale te QSUT, del 24 orë pas ndërhyrjes kirurgjikale kryeministri Edi Rama

Tiranë- Një ditë pas operacionit për "hernie inguinale" në spitalin “Nënë Tereza” në Tiranë, kryeministri Edi Rama ka lënë sot (4 tetor) ambientet ku ndodhej nën terapi pas ndërhyrjes kirurgjikale dhe është kthyer në banesë.

Mësohet se pas një monitorimi mjekësor 24 orësh në QSUT, kryeministri Rama ka dalë nga spitali dhe jashtë vëmendjes së kamerave.

Pas ndërhyrjes mjekët u shprehën se operacioni kishte shkuar mirë, zgjati dy orë dhe gjendja e pacientit ishte e qëndrueshme, teksa do qëndronte për 24 orë nën monitorim të stafit.

Ndërhyrja u krye nga ekipi mjekësor, nën drejtimin e Shefit të Kirurgjisë në QSUT, doktor Arben Gjata.

Kryeministri e paralajmëroi ndërhyrjen kirurgjikale pak ditë më parë gjatë inspektimit të hapjes së spitalit ditor brenda Qendrës Spitalore Universitare "Nënë Tereza"

A.Q/I.M/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • mark: 04/10/2024 13:15

    OPEROJENI EDHE NE TRU,,SE NUK I KA NE RREGULL ..

    Përgjigju
  • Pet.: 04/10/2024 12:13

    Qe te "deshmoje" qe ne spitalet tona nuk kerkohet rryshfet, kryeministri Yne beri nje nderhyrje dhe nuk iu kerkua asnje pagese nga doktoret. Pra, fjale dhe vetem fjale, sepse mjeksia jone eshte falas.

    Përgjigju
  • Bravo: 04/10/2024 10:48

    Mezi po w prisnim si lajm, ti futet punës per rritjen nje byrek te pensioneve dhe mos harrojë Saliun se Shqipëria pret.

    Përgjigju
    • Zhongari usa: 05/10/2024 04:43

      Nuk ha mortja m.u.t.Kush I Pagoi doktoret?? . APO ESHTE p per REKLAME qe NJEREZIT TU besojne doktoreve tane qe Jane kthyer NE derra parash ..SI KA kaq besim te mjejesia e bankave pa perqindje .. SA kohe te KETE LINDEN EURO DO BJERE DHE LINDA DO NGRIHET !!

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Krishtlindjet/ Dodaj dhe Massafra mesazhe shprese për shqiptarët: Të ndërtojmë një qytetërim dashurie

Krishtlindjet/ Dodaj dhe Massafra mesazhe shprese për shqiptarët: Të ndërtojmë një qytetërim dashurie