QSUNT binjakëzohet me qendrën spitalore më të madhe izraelite, Koçiu: Gur themeli për përmirësimin e shërbimit onkologjik

QSUNT binjakëzohet me qendrën spitalore më të madhe izraelite, Koçiu: Gur themeli për përmirësimin e shërbimit onkologjik

Yitshak Kreiss dhe Albana Koçiu

Qendra Spitalore Universitare “Nënë Tereza” është binjakëzuar me qendrën spitalore më të madhe izraelite, “Sheba Medical Centër”, në Izrael.

Marrëveshja e bashkëpunimit është nënshkruar ditën e sotme në ambientet e MSHMS me praninë e ministres së Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, Albana Koçiu dhe CEO-s së “Sheba Medical Hospital”, Yitshak Kreiss.

Ministrja Koçiu theksoi se gur themeli i bashkëpunimit mes dy vendeve është mbështetja për reformimin e shërbimit të Spitalit Onkologjik bazuar në përvojat më të mira ndërkombëtare të menaxhimit. 

“Falë marrëveshjes së nënshkruar me “Sheba Medical Center, ekspertë të këtij spitali do të atashohen në Spitalin Onkologjik duke asistuar mjekët tanë në trajtimin e rasteve të vështira, në kohë reale përmes telemjekësisë. Pikë tjetër e dakordësuar në këtë marrëveshje është ofrimi i trajnimeve dhe njohja e mjekëve e infermierëve tanë me terapitë dhe pajisjet më inovative. Kjo marrëveshje bashkëpunimi e QSUNT me spitalin prestigjioz “Sheba”, ecën paralel me projektin madhor të Autonomisë Spitalore dhe Praktikave të Dyfishta për mjekët”, nënvizon ministrja.

Sipas saj, fuqizimi i bashkëpunimeve me qendra të  tilla të ekselencës është një hallkë kyçe e programit të Autonomisë që ka filluar të zbatohet në 6 qendra spitalore në vend, e që hap pas hapi pritet të zgjerohet më tej në 17 të tilla.

“Për ne, është vërtetë një privilegj i jashtëzakonshëm të punojmë me një qendër spitalore të këtij niveli, e njohur për cilësinë, profesionalizmin dhe inovacionin që sjell në kujdesin ndaj pacientit. Por, ky është edhe një privilegj që në vijim duhet ta meritojmë, duke rritur hap pas hapi cilësinë e shërbimit të ofruar, si dhe përqafuar këtë mundësi të jashtëzakonshme që i ofrohet stafit tonë mjekësor, veçanërisht gjeneratës së re të mjekëve. Ndaj dua t’i ftoj ata që të shfrytëzojnë këtë mundësi për t’u trajnuar dhe bashkëpunuar me këtë qendër që në një vit trajton 2 milion pacientë nga e gjithë bota, e që mbështet me mijëra studime shkencore e kërkime klinike”, tha ajo.

Bashkëpunimi mes QSUNT-së dhe “Sheba Medical Center” krijon mundësi të reja për edukim dhe trajnim edhe për profesionistët e kujdesit shëndetësor.

S.B/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Qeveria rishpall tenderin 400 mln euro të Portit të ri Tregtar të Durrësit në Porto Romano

Qeveria rishpall tenderin 400 mln euro të Portit të ri Tregtar të Durrësit në Porto Romano