Në Ditën Ndërkombëtare të Ujit, Drejtori i UKT Flauers Shoshi është shprehur se sot në këtë ditë rikujtohet rëndësia jetike e këtij burimi të çmuar për jetën dhe nevoja për ta mbrojtur çdo ditë.

Autoritetet dhe specialistët theksojnë se uji është një pasuri e pazëvendësueshme që kërkon angazhimin e të gjithëve për ruajtjen dhe menaxhimin e tij të qëndrueshëm.

Gjithashtu, vlerësohet puna e përditshme e stafit të ujësjellësit, i cili me përkushtim siguron furnizimin me ujë për qytetarët.

“Sot në ditën ndërkombëtare të ujit, kujtojmë se uji është një pasuri dhe një burim jete që duhet ta mbrojmë çdo ditë. Le të angazhohemi të gjithë për ta kursyer dhe mbrojtur këtë vlerë të çmuar që na ka dhënë natyra. Çdo gjë arrihet me punë, kjo falë stafit të përkushtuar të UKT-së”, theksoi ai.