Dita ndërkombëtare kundër dhunës
ministri Klosi: Do ashpërsojmë ligjin 

Dita ndërkombëtare kundër dhunës<br />ministri Klosi: Do ashpërsojmë ligjin 
Në kuadër të Ditës Ndëkombëtare kundër dhunës në familje ora e parë në të gjitha shkolla e vendit këtë të premte i është dedikuar luftës kundër dhunës në familje, me propozim të Ministrisë së Mirëqënies Sociale dhe Rinisë.

Ministri Klosi dhe ministrja Nikolla, kanë ndjekur orën e parë në shkollën 9-vjeçare‘’Fan Noli’’ në kryeqytet.

Ministri i Mirëqënies Sociale, Klosi u shpreh se do të ketë ashpërsim të ligjit kundër dhunës por edhe do të rrisë edukimin e fëmijëve nëpër shkolla për këtë fenomen.

‘’Do ndryshojmë ligjinin kundër dhunës duke e ashpërsuar atë. Ligji do të bëhet më gjithëpërfshirës, por edukimi nis nga shkolla. Edukimi nis në fëmijëri. Ne do rrisim edukimin për nxënësit për të mësuar më shumë për dhunën, për ta refuzuar atë’’, u shpreh Klosi. 

Ministri Klosi nuk la gjithashtu pa përmendur fushatën ‘’Unë zgjedh të jetoj pa dhunë’’, ku u shpreh se do punohet në të gjithë Shqipërinë që të gjitha grupmoshat të dëgjojnë apelin se shteti i mbron ata. 

Ndërsa ministrja e Arsmit, Nikolla u shpreh se kurrikulat e mësuesve nuk janë të unifikuara.

‘’Kurrikulat e përgatitjes së mësuesve nuk janë të unifikuara. Nuk është arritur ende përafrimi i kurrikulave. Masterat për mësuesi nuk i ngjajnë njëri-tjetrit në universitete. Ekpertët flasin për nevojë të përshtatjes së programeve dhe kurrikulës së mësuesve në masën 80%’’, u shpreh Nikolla.

Nikolla deklaroi se do të ketë një rishikim të përmbatjes së korrikulës dhe praktikës pedagogjike.

‘’Do të ketë rishikim të përmbatjes së kurrikulës dhe praktikës pedagogjike. Mësuesit e rinj duhet të mësojnë nga praktika’’, u shpreh Nikolla. 

[gallery]19846[/gallery]

Redaksia Online
XH.K/Shqiptarja.com 

  • Sondazhi i ditës:

    Ervin Salianji dënohet me 1 vit burg për kallëzim të rremë, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Kreshnik Spahiu: Pse krijohen kaq shumë parti të reja në Shqipëri?

Kreshnik Spahiu: Pse krijohen kaq shumë parti të reja në Shqipëri?