Dita Ndërkombëtare Kundër Korrupsionit, Balla drejtuar qytetarëve: Denonconi menjëherë efektivët që abuzojnë me detyrën

Dita Ndërkombëtare Kundër Korrupsionit, Balla drejtuar qytetarëve: Denonconi menjëherë efektivët që abuzojnë me detyrën

Ministri i Brendshëm Taulant Balla, në kuadër të Ditës Ndërkombëtare kundër Korrupsionit i është drejtuar qytetarëve dhe medias të raportojnë pa hezitim shkeljet dhe abuzimin me detyrën nga punonjësit e policisë.

"Ju nxis që çdo rast të çdo tentative ryshfeti, ta denonconi menjëherë. Dënimet shkojnë nga 6 muaj deri në 1 vit burg, por edhe ne duhet të publikojmë gjithë rastet dhe mos të harrojmë se besimin e qytetarëve tek Policia e rritim nëse e luftojmë këtë fenomen me të gjitha forcat",- tha Balla.

Po ashtu, Balla zhvilloi takime me disa efektivë të policisë të cilët po patrullonin në rrugët e kryeqytetit. 

Gjatë takimeve Balla ishte nën shoqërinë e kryekomisarit Besmir Qibini, i cili deklaroi i se deri më tani rreth 300 drejtues mjetesh janë nën akuzë “Për korrupsion aktiv” të punonjësve të Policisë Rrugore e mbetur në tentativë.

Ndër të tjera, ministri theksoi se Agjencia e Mbikëqyrjes Policore dhe agjencitë e tjera të zbatimit të ligjit duhet të rrisin vigjilencën dhe godasin me ashpërsi çdo përfshirje në veprime korruptive të punonjësve të Policisë së Shtetit.

K.M/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Iris: 10/12/2023 00:54

    Perse nuk e denoncuan vartesit ate shefin e tyre ne kufi me Greqine qe shoqeroi ate shoferin me droge ne makine qe u kerkoi te mos e kontrollonin dhe qe u kap nga pala greke? Fillohe me ata se i ke nen varesine tende,pastaj fol per te tjeret!

    Përgjigju
  • Arbëri: 09/12/2023 17:37

    Unë do të denoncojë së pari ty o kryekriminel ordiner!

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Shpërthimi fatal për babë e bir në Lushnje, a keni siguri në vendin tuaj të punës?



×

Lajmi i fundit

Ylli Pata: Fiksimi për teorinë e shumatoreve të patericave në opozitë

Ylli Pata: Fiksimi për teorinë e shumatoreve të patericave në opozitë