Dita V e aksionit për energjinë
17 në pranga...12 biznesmenë!

TIRANË - 17 persona janë vënë në pranga gjatë ditës së sotme deri në orën 19:30  për lidhje të jashtëligjshme të energjisë elektrike, ndërsa 7 të tjerë janë shpallur në kërkim. Në ditën e pestë të aksionit të Operatorit të Shpërndarjes së Energjisë Elektrike në bashkëpunim më Policinë e Shtetit, janë ndërprerë 286 lidhje të energjisë të vënë në mënyrë të paligjshme.
 
Vetëm në Tiranë janë vënë në pranga 9 persona si dhe janë shpallur në kërkim 4 të tjerë, ndërkohë që nga të arrestuarit bëhet e ditur se dy janë faturistë dhe një është elektricist, punonjës të OSHEE.
 
Sipas Ministrisë së Brendshme 12 prej të arrestuarve gjatë ditës së sotme janë pronarë biznesesh të cilët vidhnin energjinë për aktivitetin e subjekteve të tyre
 
Policia e Shtetit do të vijojë edhe në ditët  e ardhshme të zbatojë me vendosmëri masat e marra në kuadër të këtij operacioni të rëndësishëm për vendin, duke përballur me forcën e ligjit të gjithë ata persona, të cilët abuzojnë me energjinë elektrike.
 
Sipas qarqeve rezultatet paraqiten si më poshtë:
 
Nga Drejtoria e Policisë së Qarkut Tiranë janë arrestuar në flagrancë 9 persona, si dhe janë shpallur në kërkim 4 të tjerë.
Nga Drejtoria e Policisë së Qarkut Durrës është arrestuar 1 persona dhe është shpallur në kërkim 1 person.
Nga Drejtoria e Policisë së Qarkut Elbasan është arrestuar 1 person dhe është shpallur në kërkim 1 person
Nga Drejtoria e Policisë së Qarkut Shkodër janë  arrestuar 2 persona dhe është shpallur në kërkim 1 person.
Nga Drejtoria e Policisë së Qarkut Lezhë janë  arrestuar 2 persona .
Nga Drejtoria e Policisë së Qarkut Dibër  është arrestuar 1 person.
Nga Drejtoria e Policisë së Qarkut Kukës  është arrestuar 1 person. 

Redaksia Online
(a.h/shqiptarja.com)

/Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës: 13 Janar, 10:25

    Nisi regjistrimi, a do të marrë pjesë masivisht në zgjedhje diaspora?



×

Lajmi i fundit

Primaret e munguara të PD-së, Ben Andoni: Duheshin bërë që në dhjetor! Regjistrimi i Diasporës? Fluksi deri tani prej militantëve të partive

Primaret e munguara të PD-së, Ben Andoni: Duheshin bërë që në dhjetor! Regjistrimi i Diasporës? Fluksi deri tani prej militantëve të partive