KABUL - Kemi dëgjuar shpesh për Afganistanin, lufta, talebanët, kamikazët, NATO, Mulla Omar, 199 ushtarët që kemi të vendosur në Herat dhe në zona të tjera, por, a mund ta imagjinoni se çfarë nuk kemi dëgjuar më parë? Një histori shqiptare suksesi.
Nuk m’u desh shumë në fakt për ta gjetur. Një “alarm” në facebook se kush gjendet në Kabul, dhe ja tek ndodhem...në një zonë periferike të Kabulit, në fshatin turistik të quajtur “Green Village”, në një oaz qetësie dhe jete perëndimore, sa vështirë të thuash nëpërmjet fotove se je në Kabul, askush nuk do të besojë. Leqë, nuk të lejojnë rojet e sigurisë për të bërë foto.
Tony White dhe Daniele Riggio, dy escort-at që nuk më ndahen në gjithë udhëtimin 1 javor në Afganistan, janë dakord që makina të na drejtojë në Green Village. Dy makinat me logon ISAF (koalicioni ndërkombëtar i forcave për rivendosjen e rendit dhe ligjin në Afganistan), ndalojnë në portën e parë prej hekuri të Green Village. Mikja ime shqiptare (për të qenë e sinqertë, deri në këtë moment të rrëfimit nuk e kam takuar dhe s’e kam idenë kush është, por më vonë u njohëm mirë) kishte harruar të jepte emrat e NATO-escort në derën kryesore. As bëhet fjalë të hysh brenda pa pasur më parë emrat e konfirmuar për vizitorët.
Ajo vjen me një hap të nxituar, sikur të vraponte. Eshtë një mesogrua 50 vjeçare, faqet i janë skuqur nga i ftohti, flokët e kuqerremta, shkathtësia, anglishtja e rrjedhshme, mënyra sesi po diskuton me rojet afgane të sigurisë për të lejuar makinat tona të hyjnë brenda, dhe një përqafim shpejt e shpejt për të pasur kontaktin e parë sa të zgjidhim punë për të mos qëndruar në derë, i lë si pa fjalë dy escortat që na shoqërojnë aq sa të thonë: “Ëauu, she is amazing”.
Po pra po, ajo është e mrekullueshme, dhe e quajnë Valentina Hoxha.
Nuk jemi përshëndetur akoma në gjuhën shqipe, dhe Vali, na orienton drejt një kafeneje totalisht evropiane brenda fshatit. “E dini? Në maj, këtu në këtë fshat pati një sulm vetëvrasës kamikaz. U zhvilluan katër orë luftime, talebanët nga jashtë, e rojet e sigurisë nga brenda. U vranë shumë vetë. Që atëherë, janë tre rrethime hekuri për të hyrë brenda. Ndaj e kisha të vështirë t’ju fusja brenda. Pastaj, ju jeni dhe të NATO-s!!!”, u thotë Vali si me ironi këtë shprehje të fundit. Të gjithë qeshin. Dhe për herë të parë, pas disa ditësh, mund të shijojmë një kafe express dhe disa ëmbëlsira që i gjejmë vetëm në Evropë.
JETA E VALENTINËS MES SHBA DHE KABULIT
Nëse do të pyesnit për një shembull suksesi shqiptar në Afganistan, unë mund t’u them se Valentina Hoxha e meriton të jetë. Një specialiste, juriste, një pedagoge e shkëlqyer dikur në Tiranë, fati dhe jeta, zhgënjimi dhe trishtimi nga Tirana që e largoi pa i dhënë atë për të cilën e vlerësojnë të tjerët, është kontraktuar nga UNDP në një projekt për “rindërtimin e kapaciteteve” në Afganistan. Trajnim i administratës, dhe asistencë në legjislacion, e detyruan shqiptaren 50 vjecare të lërë Uashingtonin ku edhe jeton dhe ka marrë pasaportën, për të qëndruar për 11 muaj në Kabul.
“Nuk është hera e parë që vij në Afganistan. Ky vend më tërheq gjithmonë e më shumë. Kam qenë në Herat, dhe në Kabul më parë, me projekte disa javore apo një muaj. Ky është më i gjati, 11 muaj” më thotë ajo, por duke folur në anglisht edhe për escort-at e NATO-s që janë me ne në tryezë.
“Po si ia bën me familjen? – e pyes unë. – Ime më, dhe im atë, nëse nuk i marr tre herë në ditë në telefon, bëhen me zemër”.
“Njëlloj është, - përgjigjet Vali, - mamanë dhe motrën i kam në Tiranë. Kur kam qenë herë të tjera në Afganistan me projekte të vogla nuk u kam thënë, tani u thashë. Të paktën njëherë në ditë flas dhe unë me mamanë”. E ndërkaq biseda vijon natyrshëm te rreziku, a ka frikë apo jo për të kryer punën. “Kudo mund të ndodhin incidente. Unë shkoj nëpër institucione të ndryshme, flas me ekspertë, specialistë, për të parë se cilat janë mundësitë që ata kanë aktualisht. Japim ide dhe mendime, trajnim dhe gjithçka tjetër. Tani, nëse dikush kërkon të të bëjë keq, këtë mund ta bëjë edhe në rrugë duke hyrë në institucion. Por ky nuk ka qenë rasti” thotë Valentina, e cila nuk harron të tregojë se organizata të ndryshme ndërkombëtare janë duke investuar fuqishëm në Afganistan për ngritjen e administratës së qeverisë afgane, e se mes morisë së njerëzve, gjenden edhe shumë shqiptarë.
“Në fakt, më ishte krijuar përshtypja se shqiptarët në Afganistan përfaqësohen vetëm nga ushtarët, dhe nuk janë pak por 199. Ndaj habitem si ti këtu? E pyes Valentinën. E zonja juriste eksperte, habitet sesi mund ta bëjë këtë pyetje. “Duhet vetëm të kishe ardhur dje në mbrëmje. Aty jashtë, ku shtrohet një barbeque me mish, ishim mbledhur një grup i tërë shqiptarësh, nga Shqipëria dhe Kosova. Punojmë me organizata të ndryshme. Mos thuaj kot, jemi komunitet shumë i madh këtu. Ja përshembull, kur unë punoja në herat një vit më parë, kur rreziku në fakt ishte edhe më i madh, në mencën ku shkonim të hanim e di çfarë zbuloj? Djali picajol ishte një i ri nga Shkodra. Më vjen shumë keq që nuk ia mbaj mend emrin, por nga Shkodra kishte ardhur për të gatuar pizza për ushtarët që në atë zonë ishin edhe italianë. Kam folur gjatë me të. Nuk e di nëse do të kesh kohë, unë do të të prezantoj me të gjithë shqiptarët që janë këtu në Green Village”.
Me kuriozitetin e një fëmije që do t’i shijojë e shikojë të gjitha, unë kthehem nga Tony dhe Daniele, për të dhënë konfirmimin që mund të qëndroja për t’i takuar. Mora si përgjigje vetëm një tundje koke në mënyrë mohuese, e cila sikur më preu fare. Por Valentina thotë se mund të bëjmë një shëtitje brenda zonës dhe aty mund t’i shikojmë.
Dhe ja ku jemi. Dalim jashtë dhe përpara vijnë dy vajza shqiptare: eshtë Merita Jorgo nga Tirana, e cila më tregon se që në vitin 1993 punon për UNDP në Shqipëri, dhe në vitin 1995 u bë një eksperte ndërkombëtare. Ka kohë që është vendosur në Kabul dhe do të qëndrojë gjatë. Krah saj, është vajza kaçurrelse me flokë sterrë të zinj, që vjen nga Prishtina. Vendi i saj, edhe pse ka ende EULEX dhe trupa të KFOR, është më përpara se Afganistani, ndaj ajo ka vendosur që të shpërngulet në Afganistan për të dhënë eksperiencën e saj. E kështu, u bëmë katër vajza e gra shqiptare, përballë dy escortave të NATO-s, ku Tony është kanadez, e Danieli italian. “Po ju qenkeni kaq shumë, dhe për më tepër femra” thonë zyrtarët e NATO-s. E vajza nga Prishtina duke qeshur i thotë: “Sepse dhe këtu mund ta bëjmë Shqipërinë më të madhe nga sa e kemi”. Epo kjo puna e Shqipërisë së madhe, apo siç tingëllon në anglisht “Greater Albania” tërheq vëmendjen e tyre, ndërkohë që duke buzëqeshur i themi se gjuhën e kemi njëlloj, e për të qenë të mëdhenj, do të takohemi “aty te ju, në Bruksel”. Biseda vijon natyrshëm, dhe tani janë zyrtarët e Brukselit që pyesin sesi ka mundësi që gjenden aq shumë vajza shqiptare në Kabul dhe ndihma që po japin aty. Dhe vajzat njëzëri përgjigjen se nëse kërkon të zgjidhësh punë, të marrësh njerëz pasionant e plot energji, patjetër duhet të kërkosh ndër shqiptarë.
Sa për mua, unë ndërkaq u kënaqa shumë që takova kaq shumë shqiptare që më bën edhe krenare. Në fund të fundit, ishte e pamundur të takoja ushtarët tanë e ti pyesja për jetën e tyre në Afganistan. Por ata i kemi dëgjuar edhe herë të tjera. Historia e një armate të tërë shqiptarësh që punonin në vendin e varfër e të zhytur në korrupsion, do të thoshte më shumë se historia e luftës. Kishim ardhur në një tjetër kapitull: atë të shpresës, të mirëkuptimit, të ndihmës së grave dhe vajzave të të gjitha besimeve fetare, edhe pse për respekt të fesë myslimane dalin nëpër rrugët e Kabulit apo në institucione me një shami në kokë.

(Në foto: Gratë shqiptare që punojnë në Kabul përballë escort-ave të NATO që janë duke
dëgjuar historitë e reja shqiptare nga Afganistani)
PO VALI, PSE JO NË SHQIPËRI?
Bisedën se pse Valentina Hoxha, gruaja 50 vjeçare që gjeta në Kabul nuk e jep ndihmën e saj në Shqipëri por për organizata ndërkombëtare, e bëra në gjuhën shqipe. Edhe për të treguar të vërtetat ashtu siç janë, por edhe që dy miqtë e Brukselit, të mos dëgjonin ndonjë gjë të pakëndshme.
Vali më thotë se ka djalin 28 vjeçar, i cili vazhdon shkollën në SHBA, dhe për të cilin i ka bërë dhe i bën të gjitha sakrificat në jetë. Nuk vjen nga një histori e suksesshme bashkëshortore, por është gruaja më e fortë që kam njohur. Shumë vite më parë ka humbur në Lushnje të vëllanë e vet, kur e vranë në një lokal. Vrasësi u kap, dhe u dënua aq pak sa për sjellje të mirë e liruan nga burgu. Dhe ironia qëndron në faktin se ai tashmë kërkon azil politik në Belgjikë, duke pretenduar se ndihet i kërcënuar nga Valentina dhe e motra. “E imagjonon dot Anila? Ai i lirë, dhe kërkon dhe azil politik. Por s’dua tia di. E kemi biseduar dhe në shtëpi. Gjithçka ia kam lënë zotit”. E kështu, në vitin 1998 niset për në SHBA, me green card, dhe vendoset me të birin për të filluar një jetë të re. Në shtëpi në Tiranë, ka lënë të motrën, e martuar me dy fëmijë, dhe mamanë e saj. Me vllain që ia vranë, me bashkëshortin tashmë të ndarë, vetëm me djalin, ajo po kërkonte gjithçka për të pasur një jetë të re. “Shqipëria nuk më dha asnjëherë atë që vërtet unë mund të arrija ta bëja. U ktheva vetëm njëherë në Shqipëri, në vitin 2005, ku punova për Avokatin e Popullit. Intrigat, cmira, lufta e brrylave, militantizmi në emërimet në administratë, fakti që ne nuk duam ta bëjmë vendin duke ndërtuar kapacitetet tona njerëzore, e zhgënjyen përfundimisht, për të ikur e për të mos u kthyer më në Shqipëri por për të punuar vetëm me ndërkombëtarët. Ka eksperiencën e saj në Kosovë, në Irak, në Herat, në Afganistan disa herë, madje njëherë me një projekt të State Department. E kështu vazhdon lufton, duke lënë djalin vetëm në SHBA, e duke shkuar në vendet më të vështira.
Biseda natyrshëm vjen te politika, ajo që ndodh në Shqipëri dhe mënyra sesi duhet të zgjidhet situata këtu. E ndjek median herë pas here, dhe unë kënaqem që Vali thotë se klikon përditë shqiptarja.com në faqen e saj online.
“Nuk është se jam e panjohur në Shqipëri. Të gjithë më njohin. Në vitin 1993 kam qenë Dekane në Fakultetin Juridik. Dhe në atë kohë më lajmërojnë se më kërkonte presidenti Sali Berisha”, tregon ajo, ndërkohë që unë hyj në një botë tjetër për të parë sesa lart ka qenë më parë kjo grua në administratën tonë. E kujton fare mirë sesi presidenti i kishte kërkuar për të larguar nga universiteti dy pedagogë, njerëz shumë të mirë e me kontribute. “As mund ta imagjinoja sesi mundej një president, të kërkonte shkarkimin me emër të dy pedagogëve. Si do ta ngrinim shtetin në atë mënyrë. Zef Brozi më ndihmoi shumë në atë periudhë, por siç e keni parë dhe ju vetë, ku është edhe Zef Brozi sot. Unë i bëra shkarkimet, u vura në pozitë shumë të vështirë, por herë më kuptuan, e herë jo”.
Historia e saj nuk mbyllet vetëm me Berishën, kalon dhe te vajza, Argita. E tmerrshme, mendoj unë. Si ka mundësi që në mes të Kabulit të flasim për Argita Berishën. Vali kujton se në mënyrë urdhëruese, gjithë tension, ajo Argitë, një asistente e fakultetit juridik, kishte ngritur gishtin tregues të dorës ndaj një pedagogeje duke i thënë: të kemi vënë ne aty, kështu që ruaj vendin.
“Kërcënim më të hapur nga një asistente nuk kisha parë. Aty kuptova se kishte marrë fund çdo gjë. E se donte shumë shumë kohë që të rregullohej”. Vali tregon se bëri një tentativë të fundit për të dhënë dijet dhe eksperiencën e saj në vendin amë. Ishte koha kur punonte në zyrën e avokatit të Popullit me Emir Dobjanin. Pas kësaj tentative të dështuar, ikën përfundimisht nga Shqipëria. “Por ti kthehesh apo jo”? e pyes unë. Po po, sigurisht që kthehem më thotë Vali. Vij të takoj njerëzit e mi të dashur, por e miq e shokë e bashkëpunëtorë. Vizita e fundit, do të jetë për vitin e ri që do ta kalojë pranë familjes së saj. Nëse do të kthehet ndonjëherë për të punuar, këtë nuk e di as ajo vetë.
GREEN VILLAGE, E KTHIM NË KABUL
Mesa mora vesh aty, ishin rusët që kishin ndërtuar gjithë atë fshat ku kishte vetëm “international staff”. Nuk kishte ushtarë. Një target i përhershëm për t’u goditur në fakt kur talebanët duan të prishin punë, por që nga maji, nuk kishte ndodhur asnjëherë. Brenda fshatit, kishte shumë trëndafila e gjelbërim, madje më dukej se as ajo reja e tmerrshme e pluhurit që endej në Kabul, në këtë zonë nuk ishte. Kishte dyqane me mallra perëndimore, tip “duty free” ku mund të gjeje gjëra me çmime të mira, dhe ne blemë disa. Por kishte edhe dyqane karakteristike afgane me tapete e “xhingla mingla” siç i themi ndonjëherë ne gjërave të vogla të zbukurimit; përpara të shfaqet një super palestër me të gjitha veglat, me sauna, e SPA nëse do të doje ta përdorje. Sapo del nga palestra, të shfaqet një klub i madh, brenda të cilit gjendet një pishinë e mbyllur, restorante të ndryshme, italian, libanez, kinez, afgan në kënde të caktuara. Dhe ato, që në Afganistan nuk lejohen: Pije alkoolike, ëisky, rum, votka, verë, madje edje raki, por jo shqiptare. Në fakt, të gjitha janë në shërbim vetëm për banorët e qytezës së vogël e aspak për miq e mysafirë që vijnë nga jashtë. Banorët jetojnë në kontenierë të mëdhenj që janë përshtatur si shtëpiza, me të gjitha kushtet brenda tyre, që nga ngrohja deri te dushet e tualetet personale. Një restorant i madh ka të përfshirë ushqimin për të gjithë ata që jetojnë në fshat, dhe kjo varet sipas prenotimit, brenda çmimit ose jo. Fshati ruhet nga roje të shumta që nuk ishin afganë. Mesa u interesova, ishte një kompani private sigurie indoneziane. Të gjithë rojet, kanë nga një automatik e nganjë pistoletë, të paktën për aq sa shihet. Që nga sulmi i majit, ku pati pothuajse katër orë luftë në mbrojtje të fshatit, gjithçka ka ndryshuar për sigurinë. Sa për çmimet? Ato varionin nga 90 dollarë nata, e kush kërkonte kushte më të mira, deri në 200 dollarë.
Po afron nata, dhe ne duhet ta lëmë Green Village dhe Valin gjithashtu, të cilën, dy shoqëruesit e NATO-s u treguan shumë miqësorë dhe të sjellshëm ndërsa e ftuan me grupin tonë për një darkë të nesërmen, në hotel Serena me disa deputetë dhe deputete të Kuvendit Afgan. Hotel Serena ishte një tjetër hotel, që nuk kishte asnjë ndryshim me hotelet perëndimore, por me çmime shumë të kripura, nga 200 deri në 250 euro.
Shkrimi u publikua sot në Shqiptarja.com (Versioni print)
(sg/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com