Ditëlindja e 30-të e PS, Balla: Gëzuar forca kryesore politike në vend! Mirënjohje për themeluesit, anëtarësinë, patronazhistët dhe mbështetësit tanë

Ditëlindja e 30-të e PS, Balla: Gëzuar forca kryesore politike në vend! Mirënjohje për themeluesit, anëtarësinë, patronazhistët dhe mbështetësit tanë

Kryetari i Grupit Parlamentar socialist, Taulant Balla ka uruar ditëlindjen e 30-të të Partisë Socialiste.

Përmes një postimi në rrjetin e tij social Facebook, Balla shkruan se PS është forca kryesore politike në vend, që spikat në përpjekjet e saj për integrim evropian, për të ndërtuar dhe forcuar shtetin e së drejtës, sundimin e ligjit, mbi parimet e solidaritetit social.

Balla ka shprehur mirënjohjen e tij për të gjithë themeluesit kurajozë të cilët, më 12 Qershor 1991 i dhanë Shqipërisë një forcë politike, e cila në këto 30 vite ka qenë gjithmonë në kahun e duhur të historisë.

Kryetari i Grupit parlamentar, nuk ka lenë pa shprehur mirënjohjen edhe për anëtarët, patronazhistëve, mbështetësve tanë për kontributin e pazëvendësueshëm në çdo fitore tonën elektoral.

Taulant Balla e ka shoqëruar postimin e tij edhe me një video, në të cilën paraqiten momentet më kulminante dhe të rëndësishme të Partisë Socialiste që nga themelimi i saj.


Lajmi kryesor:

Përvjetori i 30-të i PS, Rama uron: Do vazhdojmë përpjekjet që partia të bëhet më e mirë, Balla: Mirënjohje për themeluesit dhe anëtarësinë


J.GJ./Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës:
    20 Nëntor, 13:18

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?



×

Lajmi i fundit

Vuçiç mesazh kërcënues: Jeta është luftë, Serbia do të fitojë

Vuçiç mesazh kërcënues: Jeta është luftë, Serbia do të fitojë