Kreu i PS-së, Edi Rama ka uruar sot të gjithë socialistët në përvjetorin 30-të të kësaj force politik.
Me një postim në Facebook, Rama zotohet se do të vazhdojnë përpjekjet që Partia Socialiste 'të bëhet më e mirë për të gjithë'
"Mirëmëngjes dhe me urimin gëzuar ditëlindjen e Partisë Socialiste për të gjithë ata që kanë dhënë e i japin PS diçka sado të vogël, si edhe me zotimin se do të vazhdojmë përpjekjen që PS të bëhet më e mirë për të gjithë të tjerët, ju uroj një fundjavë të qetë", shkruan Rama.
Ditën e sotme PS do të mbledhë Kongresin në "Air Albania", ku në fokus do të jetë edhe rizgjedhja e strukturave, hapja e partisë dhe anëtarësimet e reja.
Ministrja e Shtetit për Parlamentin, Elisa Spiropali ka uruar 30-vjetorin e Partisë Socialiste.
Përmes rrjetit të saj social Facebook, Spiropali shkruan se PS 30 vjet ka ndarë historinë dhe fatin me Shqipërinë, pasi sipas saj të dyja kanë dalë nga errësira komuniste e fillim-viteve ’90 të çorientuara në kërkim të dritës, të ndërgjegjes, dhe të vërtetës.
Ajo shprehet se PS punon për Shqipërinë e besimit respektit dhe mundësisë për çdo njeri, duke shtuar se luftohet që askush në Shqipëri të mos dështojë për shkak të gjinisë, shtresës shoqërore, prejardhjes, përkatësisë fetare, etnike, politike.
“Ne jemi forca politike udhëheqëse e Shqipërisë. Kemi fituar një mandat të tretë historik me Edi Ramën kryetar dhe Kryeministër. Për të ndërtuar Shqipërinë post-tranzicion. Infrastrukturën moderne. Sistem arsimor që sjell zhvillim. Bujqësi që eksporton. Turizëm të qëndrueshëm. Prodhim vendas. Shërbime të shpejta pa zvarritje dhe ryshfet. Administratë publike meritokratike që përballon betejën e negociatave për standardet e integrimit në BE.”, shkruan ajo.
Në fund të postimit Spiropali shprehet se PS duhet të fitojë betejën për Shqipërinë dhe kjo është dekada e saj.”
Kryetari i Bashkisë së Tiranës Erion Veliaj uroi sot ditëlindjen e 30-të të Partisë Socialiste.
Përmes një postimi në rrjete sociale, Veliaj thekson se PS është forca më energjike në Shqipëri, që sjell ndryshim sa herë drejton vendin.
“Gëzuar ditëlindjen Partia Socialiste, forca më energjike në Shqipëri , që sjell ndryshim sa herë drejton vendin”, shkruan Veliaj.
Deputeti i PS, Damian Gjiknuri ka uruar 30 vjetorin e Partisë Socialiste duke falenderuar anëtarët dhe simpatizantët që i kanë besuar kësaj partie ndër vite. Për Gjiknurin besimi që qytetarët i dhanë për mandatin e tretë është dëshmi që PS mbetet forca më demokratike dhe transformuese në Shqipëri
“Urim i përzemërt për çdo anëtar, simpatizant dhe mbështetës të Partisë Socialiste. Besimi i dhënë në shumicë nga qytetarët në 25 Prill për një mandat të tretë qeverisës është tjetër dëshmi se familja jonë politike mbetet forca më demokratike dhe transformuese në Shqipëri. Gëzuar!”, shkruan Gjiknuri.
Kryetari i Grupit Parlamentar socialist, Taulant Balla ka uruar ditëlindjen e 30-të të Partisë Socialiste.
Përmes një postimi në rrjetin e tij social Facebook, Balla shkruan se PS është forca kryesore politike në vend, që spikat në përpjekjet e saj për integrim evropian, për të ndërtuar dhe forcuar shtetin e së drejtës, sundimin e ligjit, mbi parimet e solidaritetit social.
Balla ka shprehur mirënjohjen e tij për të gjithë themeluesit kurajozë të cilët, më 12 Qershor 1991 i dhanë Shqipërisë një forcë politike, e cila në këto 30 vite ka qenë gjithmonë në kahun e duhur të historisë.
Kryetari i Grupit parlamentar, nuk ka lenë pa shprehur mirënjohjen edhe për anëtarët, patronazhistëve, mbështetësve tanë për kontributin e pazëvendësueshëm në çdo fitore tonën elektoral.
Taulant Balla e ka shoqëruar postimin e tij edhe me një video, në të cilën paraqiten momentet më kulminante dhe të rëndësishme të Partisë Socialiste që nga themelimi i saj.