Në një reflektim për rrugëtimin e tij dhe vetë PS, Edi Rama veçoi edhe marrëdhënien me liderin historik të partisë, tashmë të ndjerë, Fatos Nanon. Ndër të tjera, edhe me ata që e përkrahën, ndonëse jo aq lehtësisht. Kryetari i PS nuk u druajt të pranonte edhe gabimet e tij, por duke premtuar se do të japë gjithçka pa kursyer asgjë.
“Jam krenar sot, në këtë përvjetor, përballë të gjithëve ju, qoftë ata që më besuan kur mora drejtimin e kësaj partie, ata që s’më besuan, edhe para atyre që mungojnë sot sepse s’janë më midis nesh, ku dua të veçoj liderin historik, Fatos Nanon, krenaria e shprehur publikisht për mua dhe pasi marrëdhënia jonë kaloi në faza dramatike, kryesisht për të, mbetet për mua një vlerësim i veçantë. Nuk mund të harroj çdonjërin nga veteranët e luftës që i njoha në fillimet e këtij misioni, m’u bënë krah i fortë edhe pse më pritën me këmbët e para. S’e kam bërë gjithçka mirë, kam gabuar jo 1 herë, edhe pse kurrë nuk kam dashur t’i hyj në hak askujt, ka shumë të ngjarë ta kem bërë pa qëllim a me vlerësim të gabuar. Unë do t’i jap PS pa kursim gjithçka kërkohet nga një lider”, tha Rama.
Lajmi kryesor:
35-vjetori i PS, Rama për Zvërnecin: Xhevahir që duam t'ia vëmë Mesdheut! Ejani verifikoni faktet, po manipuloheni







