Ditëlindja e Anagnostit, Rama: Edhe
100 mjeshtër i lulëkuqeve mbi mure

Ditëlindja e Anagnostit, Rama: Edhe<br />100 mjeshtër i lulëkuqeve mbi mure
Kryeministri i vendit Edi Rama përmes rubrikës së tij Amarcord, në rrjetin social Facebook, ka përkujtuar sot përvjetorin e lindjes së regjisorit të njohur Dhimitër Anagnostit.
 
Kreu i qeverisë i ka uruar 100 vite mjeshtrit të madh duke shkruar se kur Shqipëria ishte shumë e varfër dhe krejt e izoluar nga bota, kur Anagnosti na çeli dritaret magjike të kinemasë, duke na bërë të prekim përmes talentit të tij të jazhtëzakonshëm, emocionet e rralla të filmave më të shumëpritur në historinë e kinematografisë shqiptare.
 
“AMARCORD
 
''Shqipëria ishte shumë e varfër dhe krejt e izoluar nga bota, kur regjizori Dhimitër Anagnosti, i cili sot feston përvjetorin e lindjes, na çeli dritaret magjike të kinemasë, duke na bërë të prekim përmes talentit të tij të jazhtëzakonshëm, emocionet e rralla të filmave më të shumëpritur në historinë e kinematografisë shqiptare.
 
Krijimtarisë së Anagnostit i shkon për mrekulli sfida e vëllezërve Goncourt, të dy shkrimtarë, për të cilët nëse i perifrazojmë paksa, kinematografia është një roman i jetësuar, ndërsa romani, një kinema me të gjitha shanset për t’u përjetuar.
 
Edhe 100 me mirënjohje fort i dashur mjeshtër i madh i lulëkuqeve mbi mure!”


Redaksia Online
XH.K/Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Si po përballohet situata e krijuar nga zjarret në vend?



×

Lajmi i fundit

Flakët agresive rrezikuan banesat në Finiq, ndërhyrja nga ajri parandaloi shkrumbimin e tyre

Flakët agresive rrezikuan banesat në Finiq, ndërhyrja nga ajri parandaloi shkrumbimin e tyre