Ditëlindja e parë pa Dritëro
Agollin, botohen dy libra të rinj

Ditëlindja e parë pa Dritëro<br />Agollin, botohen dy libra të rinj<br>
Ditëlindja e Dritëro Agollit do të festohet në këtë 13 tetor për herë të parë pa praninë e tij fizike. Shkrimtari ndërroi jetë në 3 shkurtin e këtij viti nga një sëmundje e rëndë në mushkëri.  Ditëlindja e shkrimtarit të madh këtë vit nuk do të jetë e lehtë të konceptohet me mungesën e tij.

Ndaj familjarët, miqtë dhe adhuruesit e shkrimtarit kanë përgatitur supriza pa fund për këtë ditëlindje. 

E bija Elona Agolli dhe bashkëkortja Sadija, që nga dita kur Dritëro Agolli ndërroi jetë kanë kërkuar në raft të librave gjurmët e mendjes e të shpirtit të tij. Pikërisht aty ku është edhe një poezi sugjestionuese e shkrimtarit.

“Po kur te jesh merzitur shume

Në raft të librave kërkomë

Atje do të jem i fshehur unë

Në ndonjë fjalë a ndonjë shkronje

Mjafton që librin pak ta heqesh

Dhe une do zbres, do vij pas teje”

Dritëroi vërtetë ka zbritur sërish nga raftet. E bija Elona ka gjetur materiale të mjaftueshme për të botuar në këtë ditëlindje dy libra të rinj të tijat. Librat janë plotësim i një amanet të fshehtë të Dritëroit, thotë ajo. Ndërsa bashkëshortja Sadija ka pohuar se rafet e Dritëro Agollit kanë ende dorëshkrime të pabotuara

Librat e rinj të botuar në ditën e lindjes së Driëtro Agollit janë “E bukura,  lozonjarja, tokësorja grua” dhe një libër me Aforizma. Për shkrimtarin e madh maasditen e sotem do të mabhet në Muzuen historic Kombëtar edhe një aktivite përkujtimor. Dritëro Agolli lindi më 13 tetor 1931, në fshatin Menkulas të Devollit, në Korçë.

Për shumë vite Agolli ka dhënë kontribut jo vetëm me veprat e tij të njohura por edhe për emancipimin dhe zhvillimin e jetës shoqerore e politike të vendit.

librat dritero agolli

Redaksia Online
J.Sh Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Si po përballohet situata e krijuar nga zjarret në vend?



×

Lajmi i fundit

Ishte duke prerë dru bashkë me djalin, plagoset aksidentalisht 59-vjeçari

Ishte duke prerë dru bashkë me djalin, plagoset aksidentalisht 59-vjeçari