Ministrja për Europën dhe Punët e Jashtme, Elisa Spiropali ka kujtuar ditëlindjen e Rugovës, ‘Presidentit historik të Kosovës’ të cilin e cilëson si prijës politik e shpirtëror misionar.
Përmes një postimi në rrjetet sociale, Spiropali shkruan se Rugova nuk udhëhiqej nga turmat, por ai i udhëhiqte ato nëpër shtigje të panjohura, nga errësira drejt dritës.
Ndër të tjera ajo shton se Rugova nuk mburrej, nuk denigronte kundështarët dhe nuk luftonte të ishte kudo pa arsye.
Postim i Spiropalit:
Ndoshta për shkak të emrit Ibrahim/Abraham, në fëmijëri Ibrahim Rugova më fanepsej si profet. Më vonë konstatova se ky politikan nuk ngjante me askënd. Nuk çirrej, nuk mburrej, nuk denigronte kundështarët, nuk rrihte gjoksin, nuk luftonte të ishte kudo pa arsye. Prezenca dhe mungesa e Tij ishin njësoj të rëndësishme.
Rugova evokonte Dardaninë, rrënjët e identitetit tonë, atë që kemi qenë, atë që duhet të jemi. Ibrahim Rugova ishte një Prijës politik e shpirtëror misionar. Butësia e Tij ishte Forcë e papërballueshme vendosmërie dhe pandryshueshmërie.
Rugova nuk udhëhiqej nga turmat. Rugova turmat i udhëhiqte nëpër shtigje të panjohura, nga errësira drejt dritës. Kosova dhe Rugova, Rugova dhe Kosova, janë të pandarë në sytë e botës së qytetëruar. Në traditën më të ndritur të Rilindjes, për Rugovën dielli i shqiptarëve lind nga perëndon. Në rrugën e mundimshme të Kosovës drejt Lirisë dhe Pavarësisë, Ibrahim Rugova priu me urtësi dhe vetëdijë atdhetare të palëkundur.
Lindi më 2 Dhjetor, 81 vite më parë. Dhe do kujtohet gjithmonë.
Komente












Lum kush të rrojë të shohëSHQIPËRINË ZONJË.Adekuate dhe bashkëhore për çfarë shkruhet dhe për atë pjesë të ngjarieve të ndodhura jo më larg se 25 vjetë.Po mirë e keni punon kali e ha gomari,mm saktë një LUFTOJ E NË.BURG ,dhe tjetri në vilë dhe është Hero.?
PërgjigjuIbrahim Rugova ishte dukuri në politikén kosovare, një njeri i veçantë. Kosova ka nxjerr plot luftëtarë në kushtet e luftës së pérherëshme kundër serbisë. Rugova ishte i pari politikan kosovar qe me mjete politike ndërgjegjsoi e organizoi popullin e vet kundër shtypjes serbe.
Përgjigju