Një ditë e veçantë e festuar në shtëpi. Thomas Strakosha portieri i Kombëtares mbush sot 25 vjeç në një moment që po qëndron i vetëizoluar për shkak të emergjencës nga koronavirusi. Portieri i Lazios ka festuar së bashku me të vëllain i cili në Instagram ka shkruar edhe me ironi:
“ Vëllai im mbush 25 vjeç dhe e gjithë bota është në karantinë. Nuk e di se çfarë do të ndodhë kur të mbushi 30. Shumë urime për vëllain më të mirë dhe portierin më të mirë në botë”.Edhe Lazio dhe FSHF kanë uruar Thomasin që me shokët e skuadrës do ketë moment tjetër për të bërë gëzuar.
Përgatiti/ Andi Kapxhiu
Komento