TIRANE- Teksa Gjykata e Krimeve të Rënda ka deklaruar të pafajshëm Arben Frrokun dhe ka urdhëruar lirimin e menjëhershëm të tij, thuajse në të njëjtën orë Gjykata e Lartë ka vendosur të mbyllë në burg vllanë e tij, deputetin Mark Frroku.
Vendimi është marrë pas një seance të gjatë, ku avokatët dhe prokurorët Madrid Kullolli dhe Rovena Gashi, kanë debatuar juridikisht se pse Frroku duhet të qëndronte në qeli dhe pse duhet që ai të lirohej.Vetë deputeti teksa është njohur me masën e sigurisë “arrest në burg” në dalje të gjykatës ka deklaruar se “…Para Zotit dhe ndërgjes time jam i pastër, drejtësia le të bëjë punën e vet…”.
/Shqiptarja.com