Ditën e sotme mbahen
zgjedhjet lokale në Kosovë

Ditën e sotme mbahen<br />zgjedhjet lokale në Kosovë<br>
Sot 91 subjekte politike do të garojnë për 38 komuna, ku do të zgjidhen drejtuesit e rinjë dhe përbërjet e reja të asambleve komunale. Të drejtë vote kanë më shumë se 1 milion e 890 mijë qytetarë.

Në garë merr pjesë koalicioni (PAN), 35 parti politike, 30 iniciativa qytetare dhe 25 kandidatë të pavarur, qoftë për kryetarë komune apo për këshilltarë në Kuvendet Komunale.

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka konfirmuar hapjen e 899 qendrave të votimit, me 2,505 vendvotime.

Për monitorimin e zgjedhjeve, Komisioni Qendror i Zgjedhjeve  ka akredituar rreth 33 mijë e 200 vëzhgues, të cilët përfaqësojnë subjektet politike të certifikuara për pjesëmarrje në zgjedhje.

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka certifikuar 7,091 kandidatë, prej tyre 6,887 janë kandidatë për asambletë komunale, ndërkaq 204 kandidatë janë në garë për kryetarë komunash.

Redaksia Online
Xh.F /Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Si po përballohet situata e krijuar nga zjarret në vend?



×

Lajmi i fundit

Raportimi i një krimi në shtëpinë e të moshuarve dhe rrëfimi i një infermiereje për azilin......

Raportimi i një krimi në shtëpinë e të moshuarve dhe rrëfimi i një infermiereje për azilin......