Ditët e Edlira Durmishaj
gjatë muajit të Ramazanit

Ditët e Edlira Durmishaj<br />gjatë muajit të Ramazanit
Në të gjithë botën më shumë se një miliardë myslimanë në datën 27 maj nisën agjerimin për muajin e shenjtë të Ramazanit për ta përfunduar në ditën e parë të Fiter Bajramit që është në datën 25 qershor.

Sipas fesë islame, çdo besimtar mysliman, është i detyruar të agjërojë për 30 ditë me radhë, në shenjë solidariteti me të varfrit, si dhe të ndajë ushqimin gjatë këtij muaji me nevojtarët.

Kamera e Report Tv shkoj në shtëpinë e Edlira Dyrmishaj, një besimtare myslimane, e cila agjëron së bashku me familjen e saj prej vitesh.
Edlira është nëna e katër fëmijëve, dy djemve dhe dy vajzave, e cila së bashku me bashkëshortin dhe vjehrrin e vjehrrën zgjodhi të agjërojë.

Kryesisht e gjithë familja agjëron. Më të vegjëlit, edhe pse nuk janë të detyruar, ata shohin të mëdhenjtë dhe angazhohen. Mesazhet që përcillën në këtë muaj janë shumë të rëndësishme. Njihet si muaji i mëshirës, solidaritetit, faljes, mirëkuptimit dhe paqes. Të privuarit e vetes ndaj ushqimit zgjon tek njerëzit ndjenjën e solidaritetit dhe përgjegjësisë ndaj më të varfërve. Ndoshta, fqinji jonë përbri është në gjëndje të vështirë dhe agjërimi shërben për të kuptuar urinë e tjetrin dhe kjo na bën më social e më të mirë me njëri tjetrin”.

Por, privimet në muajin e ramazanit në përditësinë e familjes së Edlirës nuk janë të vështira, përkundrazi.
“Pjesa e iftarit dhe syfyrit janë momentet më të gëzueshme. Agjërojmë 17 orë e disa minuta. Mbasditja kalon me gatime. Mundohemi që tavolina të jetë e shëndetshme dhe me shijet e gjithsecilit”.

Tryeza e besimtarëve mylimanë mbushet plotë në vaktin e syfyrit dhe iftarit. Por, cilat janë ushqimet që preferon Edlira të ketë në tryezë.
“Personalisht, në tavolinë nuk mungojnë ëmbëlsirat, frutat, jufkat etj. Me fëmijët ndihesh pak e kufizuar, pasi do gatuash edhe ushqime që pëlqejnë fëmijët”.

Janë dy vaktet kryesore, kur fillojnë dhe kur mbarojnë?
Akoma pa lindur dielli në orën 3 e pak minuta ne e fillojmë agjërimin. Mëngjesi është pak i sikletshëm për të marrë dozat e duhura për të ndihmuar gjatë ditës që të kemi më pak etje. Iftari pritet me më tepër gëzim. Por, edhe syfyri ka bereqetin e vet. Duhet mos ta lëmë pas dore pasi qoftë një gotë ujë apo një hurmë të ndihmon”.

Këtë vit, familjes i është bashkuar në agjërim dhe vajza e saj 10 vjeç, ndërsa për djalin e saj 14 –vjeç nuk është hera e parë.

Është gëzim për ne bashkangjitja e vajzës pasi djali ka agjëruar më herët. Fëmija nuk e ka të detyrueshme agjërimin, por thjesht iniciativa që marrin, pasi ne i vendosim orare të tjera. Futja e vajzës, 10 vjeç, na gëzoi. Ideja jonë si prindër ka qenë për ta stimuluar por kemi gjetur tek ajo dëshirën për të shkuar deri në fund. Kjo është një gjë e mirë pasi është një formë vetedukimi”.

Besimtarët myslimanë gjatë muajit të ramazanit nuk e kanë të lehtë të kryejnë ritualin e agjërimin, por për Edlirën shpërblimi në fund hedh poshtë çdo sakrificë.
“Ata që janë në shtëpi e kanë pak më thjeshtë, por ato që shkojnë në punë e kanë të vështirë nga lodhja e punës. Ka momente kur trupi përjeton pak debulesë”.

Agjërimi, përfitimet shëndetësore që sjell
Gjatë muajit të ramazanit nga agjërimi trupi ka disa përfitime.

“Agjërimi është një nga ato praktika të veçanta, ku përfitimet nuk arrihen me asgjë tjetër. Agjërimi pastron mëlçinë për gjithë vitin në vazhdim. Gjithashtu, trupi ka pëfitime edhe tek organet si veshkat apo zemra, por mbi të gjitha aspekti shpirtëror është ai që nuk përshkruhet dot me fjalë. Është një moment reflektimi, riedukimi me veten. Njerëzit kanë nevojë për reflektime, për të ecur një hap mbrapa dhe për të parë çfarë mund të ndryshoj tek vetja. Të jesh falenderues gjithmonë e bën njeriun më të mirë”.

Por, si është një ditë e një besimtari myslimanë gjatë agjërimit, në të cilën një moment i rëndësishëm është lutja dhe namazi.

Ne falemi 5 herë në ditë dhe janë çaste që agjërimin e bën më tepër të mire, pasi shton ndjesinë e afrisë me zotin. Pas momenteve të iftarit, pas faljes së namazit të akshani ne drejtohemi në xhami dhe është një falje që bëhet në formë masive. Janë falje të gjata. E fillojmë në 10 pa çerek dhe e mbarojmë në orën 11.00 e përbërë nga disa lutje të vazhdueshme. Këto momente i kujtojmë me shumë mall e dashuri në ditët në vazhdim. Me shpresën e madhe që zoti ta ka pranuar agjërimin e kësaj dite ti e përfundon me një sërë lutjesh për t`u motivuar edhe në ditën në vazhdim”.

Por, si nisi Edlira të agjëroj. Ajo na tregon se familja e saj nuk ka agjëruar. E ka nisur kur ka qenë vetëm 10 vjeç.

“Kam agjëruar që në klasë të katër. Atëherë, kur ky islam që kemi sot, ishte duke u lulëzuar pas rrëzimit të sistemeve. Nuk kishte as literaturë por as internet. Unë agjëroja vetëm. Nuk kisha asnjë nga familja ime që agjëronte. Agjëroja duke ngrënë një herë iftar dhe një herë syfyr dhe nuk e dija që periudha midis iftarit dhe syfyrit lejohet për të ngrënë. Më pas më bashkohet dhe mami në agjërim. Ideja e saj ishte me dëshirën e nënës për të më mbështetur. Ajo kuptoj tek unë që nuk ishte një gjë e gabuar. Ishte e lodhshme por që gjatë ditës, edhe pse e vogël, kisha një gjëndje emocionale të papërshkrueshme. Dy vaktet i prisnim bashkë me mamin me shumë dëshirë”.

Edlira, ka qenë ndër të parat që në qytetin e Fierit u mbulua dhe vuri shaminë. Ajo kujton periudhën e vështirë që ka kaluar në qytetin e saj të lindjes.

“Kam qenë vetëm 16 vjeç kur jam mbuluar. Ato kanë qenë pak momente të vështira. Të mbuluarat në atë periudhë ishin shumë pak. Për fatin e keq apo të mirë më mbrapa, unë u përjashtova nga shkolla atë vit. Nga familja ime nuk u përjetua mirë. Por, nuk dija më çfarë të bëja. Unë kisha këmbënguljen për të vazhduar në këtë rrugë. Prindërit e mi nuk kanë pasur problem me fenë në vetvete. Megjithatë, e kemi kapërcyer. Dua ta falenderoj nënën e babanë. Ky i fundit edhe pse ishte ashtu siç gjithë shqiptarët, me shumë përkushtim është përpjekur të bëjë më të mirën për mua. Dua të falenderoj dhe bashkëshortin dhe prindërit e tij”.

Ti je e vetmja në familjen tënde e mbuluar?
Pas atyre viteve të vështira të gjithë e vazhduan rrugën time. Edhe nëna ime dhe motrat e mia janë të mbuluara tani. Kanë qenë hapa dhe sprova që na kanë shpërbyer për t`u rritur e për të qenë më të forta përballë sfidave.

Redaksia Online
l.q/Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Ervin Salianji dënohet me 1 vit burg për kallëzim të rremë, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Apeli konfirmoi 1 vit burg për Salianjin, hidhet shorti, vendimin do e ekzekutojë prokurorja Elona Alvora

Apeli konfirmoi 1 vit burg për Salianjin, hidhet shorti, vendimin do e ekzekutojë prokurorja Elona Alvora