Kryeministri Edi Rama ka vlerësuar sërish kryebashkiakune Tiranës Veliaj për punën që ka bërë në më pak se tre vite në Tiranë, duke dhënë dhe një përgjigjie indirekte për kryetaren e LSI-së, Monika Kryemadhi.
Ajo deklaroi një natë më parë në një emision televiziv deklaroi se janë dy ministra kandidate për kryetar bashkie në Tiranë, ndërsa më herët është shprehur gjithashtu se Rama nuk do ta rikandidojë Veliajn për një mandat të dytë si i pari i kryeqytetit.
I ftuar mbrëmë në "Opinion", Rama tha se në Bashkinë e Tiranës është bërë një punë e madhe për komunitetin rom.
“Në Bashkinë e Tiranës është bërë një punë shumë e madhe për komunitetin rom, si me rastin e ndërtimit të banesave në Shkozë. Në fillim ka qenë probem i madh”.
Edi Rama, kryeministër
Pas shtëpive të reja për 60 familjet rome në Lanabregas, kryebashkiaku Veliaj përuroi pak javë më parë edhe 60 banesa të reja për familjet e këtij komuniteti në Shkozë. Tirana është qyteti i parë që i jep zgjidhje të qëndrueshme strehimit të kësaj shtrese të shoqërisë.