Arrestohet 19-vjeçari pa patentë, në Divjakë.

Policia e Divjakës lajmëron se është arrestuar në flagrancë shtetasi me të dhëna: Redion Daka, 19 vjeç, banues në Divjakë. Shkaku i arrestimit ishte mungesa e lejes së drejtimit.

Shtetasi i arrestuar u kap nga Policia e Qarkullimit Rrugor duke drejtuar mjetin e tij  tip "Benz”, pa  leje drejtimi.

Materialet i kanë kaluar Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Lushnje për veprën penale "Drejtimi i mjetit në mënyrë të parregullt" parashikuar nga Neni 291 i Kodit Penal

 

d.gj/ Shqiptarja.com