Një fëmijë ndodhet në gjendje të rëndë pasi është përplasur nga një makinë në momentin që ishte duke dalë nga shtëpia në dyqan.
Ngjarja ka ndodhur në zonën e fshatit Mizë, në Divjakë, ndërsa shoferi i makinës “Benz” është larguar menjëherë.
Fillimisht fëmija është dërguar në ambulancën e fshatit dhe më pas është dërguar me urgjencë në spitalin “Ihsan Çabej” të Lushnjes, ndërsa është në gjendje të rëndë. Policia është vënë në kërkim të shoferit të “Benz-it”. Ky është aksidenti i dytë i ndodhur brenda 6 muajve që të aksidentuarit janë fëmijët.
/Shqiptarja.com