DIVJAKË – Banorët e Divjakët dhe pushuesit janë njoftuar këto ditë të mos frekuentojnë pyllin, pasi ka filluar dezinsektimi me mjete motorike me spërkatje, që mund të shkaktojë problem për shëndetin.

Ministri i Shëndetësisë Ilir Beqaj, i shoqëruar nga deputeti i zonës së Divjakës, Erion Braçe, kanë shkuar sot në këtë zonë për të nisur desinsektimin dhe mbyllur atë në tetor.

Ministri Beqaj e bëri të ditur që në fillim se ky process po ndodh falë këmbënguljes së deputetit Erjon Braçe

Braçe është treguar optimist për këtë “pastrim”, pasi e sheh të lidhur atë me ardhjen e turistëve. Ai ka theksuar se Divjaka është një bukuri, së cilës duhet t’i ruajmë vlerat.
sperkatja e mishkonjave

sperkatja e mishkonjave
sperkatja e mishkonjave
(Spërkatja e mushkonjave në Divjakë sot)

Redaksia online
(ar.sh/Shqiptarja.com)