Një zjarr i madh, i cili përfshiu ditën e sotme parkun e Karavastasë në Divjakë është arritur të shuhet pas disa orësh që ishte aktiv.

Zjarri ra në tokat bujqësore, të cilat ndodheshin pranë pyllit, i cili po rrezikohej.

Pas disa orëve përpjekje, ndërhyrja e shpejtë e zjarrëfikëseve dhe grupi i zonave të mbrojtura të parkut, arritën të shuanin flakët, të cilat nisur nga përmasat që kishin dhe vijonin të shpërndaheshin, mund të rrezikonin të gjithë parkun e Karavastasë në Divjakë.

[gallery]23544[/gallery]

Redaksia Online
E.S/ shqiptarja.com