Divorci në PD, utopia e katarsis!

Divorci në PD, utopia e katarsis!

Në vigjile të Krishtlindjes partiake, dekori mortor mëton në sintoni të plotë me festën vajtuese brenda kontureve të metamorfozës Shqup-Bunker. Acari, emocioni suspendues i selisë së zallamahisë e amullisë ofron spektakël ngricash funksionale. Shinat e ndryshkura të slitës së babagjyshit, direksionohen në bluarjen politike të paprecedentë, në devijancën e konsolidimit drejt përçarjes, si kremtimi i haraçeve të së shkuarës, që kumtohet nga adresa pa emër e demokratëve. Kohezioni i çekuilibruar i 2B-ve për një shifër taksative të kuvendeve, dështoi mpiksjen e hemorragjisë së fundit të PD-së. Fundvit që i refuzoi fundin çetave destabilizuese të së djathtës, kopeve që s’po zgjedhin bariun! Momentumi i demokratëve, fara e farsës! 

Një strehë e kapluar nga ngricat që shkrin në diellin e jashtëm, pikon mbi supet e kujtdo që i drejtohet selisë së PD, deputetë e delegatë të gjendur sforcuari kundrejt sfidës së sfilitur të lidershipit aktual e atij historik. Sali Berisha nuhat çdo tentativë të inkuadruar kundër aksionit të tij politik, çdo sforco katapultuese që mishëron zvetënimin e figurës së liderit suprem, çdo skenar të projektuar për të rrëzuar njeriun afatgjatë të politikës. Një skenik politik i vjetër, që mbllaçit dorëzimin e fundin nga njeriu besnik, të cilin zgjodhi ta ushqejë në sofrën aristokrate pa e kalkuluar se do t’i garantonte fundin e pakompensuar. Goditja e dekadës që sfumoi inercinë e pretencës ndaj Berishës, mbolli me frymën e së rrezikshmes, një filiz shprese që ndoshta vyshket nga lëkundja tektonike e klanit Berisha. Ka zerim të përpjekjeve protektive në emër të mbijetesës politike për të atashuar në librin e historisë, një etapë të re elaburimi me ngjyrimin e vërtetë të fytyrës politike, siç pretendohet të jetë lufta e së pavertetës. 4200 delegatë të paverifikuar, thembra e Akilit  mes zhurmës së dy kuvendeve, janë peng në strehën e kryetarit të Këshillit Kombëtar, i cili nuk justifikon legjitimitetin pa ngritjen e një komisioni të posaçëm, që i lypset të publikojë firmat. Edi Paloka ka zgjedhur burgosjen e firmëtarëve veteranë, Sali Berisha ka urdhëruar përjashtimin e mediave nga monitorimi i proçesit, Belind Këllici ka denoncuar plaçkitjen e organeve rinore, Agron Shehaj ka stisur armatosje e viktima, Edmond Spaho ka deklaruar suportin e foltores në parlament, të gjithë për një. Qorrazi, për Sali Berishën! Pa vizion, me presion! 

5004 është shifra zyrtare e protokolluar me betimin “de juro” të Bashës që përligj konstituimin e Këshillit Kombëtar, me synim ecjen e PD-së pa patericën, Berisha. Garda e aktorëve lokalë të rinj, është rreshtuar në dhomat e avokatisë së Bashës brenda selisë, i bindet me hezitimin e arsyes dhe koshiencën e paradoksit se Berisha s’mund të rikthehet, por as Basha s’duhet të qendrojë. Mes dy dështimesh, kasti pro-Basha u pozicionua me verdiktin e jurisë, ambasadorëve. S’kanë besim tek Basha, por tek dobësia e tij për të skanuar suportin e sotëm në postet e nesërme. Thënë ndryshe, Grida&Co po i shërbejnë vetes! Berisha vërtitet rreth “Open Balkan”, por harku targeton shigjetimin e Bashës. Ky i fundit, evokon dosjen e inceneratorëve duke injoruar babain politik. Një zinxhir pasimesh, ku imunitetin në fron vijon ta gëzojë frikshëm, Edi Rama! 

Cikli i jetës së PD është suspendues në këtë fazë stacionare, ku regresi është opsioni me start prej luftës së firmave. Dy kuvende, dy manifestime të interesave individuale që elaburojnë një tentativë për të shitur në vitrinë debat konstruktiv me pretencën e hijes së kryetarit të PD. Një kuader qasjesh ciklike, e paralizuar në episodin e vulës dhe zyrës, që turpshëm nuk ofron, por reklamon! Një betejë pa vizion, me vandalizëm, pa risi, me riciklim, pa ideal, me interesa, pa garë, me manipulim, pa program, me boshllëk, pa vërtetësi, me stisje! Katrahura e PD-së…

SI.E./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Balo Bënça: 22/12/2021 20:54

    Çfarë shkruan moj ...Xhi....xha... Letërsi me gomerët e PD bën!? Si shpejt të zuri pija....

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Studentët në Beograd sërish në rrugë, ndalen para Prokurorisë së Përgjithshme: Të luftohet për ligjin dhe rendin pa u ndikuar nga politika e korrupsioni

Studentët në Beograd sërish në rrugë, ndalen para Prokurorisë së Përgjithshme: Të luftohet për ligjin dhe rendin pa u ndikuar nga politika e korrupsioni