Divorcohen pas 14 vitesh martesë e sot i ndan një mur, gruaja tradhtoi burrin e lindi një fëmijë: Nuk jam penduar, ish-burri më kërcënon

Vjollca Asllani, 52 vjec,u  martua ne vitin 1985 me Sokol  Hasanin 55 vjec sot, nga Tirana. Nga martesa e tyre erdhën në jetë dy fëmijë, një djalë 29 vjec dhe një vajze 25 vjec e cila po ashtu ka krijuar familjen e saj.

Para 14 vitesh në një treg ku Vjollca shkonte për të blere njeh Vexhi Xhuden, 53 vjeë sot. Ndërkohë Vexhi Xhuda kishte një familje tjetër dhe kishte dy vajza dhe dy djem. Ai është nga Kukësi por jeton në Kamëz. Nga kjo lidhje jashtëmartesore erdhi ne jetë një djalë,  cili është 11 vjec sot , Violtin. Atësia e te cilit ishte Sokol Hasani.  Gjate kësaj kohe Vjollca dhe Sokoli kishin shume konflikte dhe nuk shkonin mire me njeri tjetrin derisa ne vitin 2014 u divorcuan.

Ndërkohë në emisionin 'Pa Gjurmë' Vjollca ka thënë se nuk është penduar për tradhtin që i ka bërë bashkëshorit. Më pas ajo shprehet se ish burri e kërcënon dhe i kërkon llogari.

"Ai më kërkon llogari ende. Nuk kam çtë bëj, një koridor na ndan. Unë punoj kamariere nuk kam orar kur kthehem ai më kërkon llogari. Dhunë kshu me dorë nuk ka ushtruar por dhunë psikologjike, jam e detyruar t'i japë llogari." ka thënë ndër të tjera ajo.

"Tashmë as nuk e dua fare. As nuk dua tja di fare. Kam fëmijët e mij. Nuk jam pendu për tradhtinë. Por tashmë e urrej. " ka thënë më pas ajo.

Ai i kishte bërë shumë premtime por nuk ka mbajtur asnjë dhe është larguar përfundimisht.

Vjollca jeton ne te njëjtën banese me ish-bashkëshortin e saj. Ato kane konflikte me njeri tjetrin dhe vjollca ka marre disa here urdhër mbrojtje, I fundit I dy javëve me pare. Djali tani ka mbetur pa atesi.

Vjollca ka treguar edhe një detaj prekës teksa fëmija i kishte dërguar një letër babait të tij.

"Gabimet bëhen se duan të mbrojnë ata që duan. Mos më bëni të vuajnë. Mos më lër pa marrë në telefon dua një përfaqësim nga ty dhe fjalët e tua të ëmbla. Po të shkruaj se jam një ëngjëll. Mos më bëni të vuaj." ishin disa fjalë të fëmijës.

/r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

MPJD i kundërpërgjigjet Beogradit, ia refuzon kërkesën për vizitë një ministri serb

MPJD i kundërpërgjigjet Beogradit, ia refuzon kërkesën për vizitë një ministri serb