Divorcohet nga gruaja e parë, braktis edhe të dytën/ Kush është Gramoz Lulaj? Zhduket dhe Gjeto Smajli, i biri: Të lutem kthehu! Misteri, si humbën dy baballarët?

E ftuar në studion e emisionit ’Pa Gjurmë’ bashkëshortja e Gramoz Lulajt, Anila kërkon prej 7 vitesh të mësojë se cfarë ka ndodhur me fatin e tij. 46-vjecari la dy vajzat e vogla dhe vendosi të zhdukej pasi i komunikoi bashkëshortes, se do të takohej me një shok. 5 ditë pasi doli nga Spitali Psikiatrik i Vlorës, 46-vjecari me probleme të shëndetit mendor u largua nga shtëpia më 18 korrik të vitit 2013.

Atë mëngjes mori çekiçin dhe theu televizorin, pasi kishte shfaqur probleme të shëndetit mendor. Kur e pashë më tha se nuk ishte mirë atë ditë. Ndryshimi në mjekim e përkeqësoi edhe më shumë shëndetin e bashkëshortit tim. Atë ditë më tha se do të shkonte të takonte një shok në qendër të fshatit, në Varibot. Na thanë se kishte marr furgonin dhe ishte nisur në Cakran, ku më pas kishte mbërritur në Fier. Kontrolluam  dy ditë me radhë, e përmbysëm Fierin, por nuk gjetëm gjë. Një fshatar e kishte parë tek ura Shelqit, kokëulur dhe të mërzitur, por ne nuk gjetëm asnjë gjurmë.

I vëllai, nga studio e emisonit ’Pa Gjurmë’ ngre të tjera dyshime, se Gramozi është vrarë.

Dyshoj se mund ta kenë vrarë ose ndoshta edhe e mbajnë peng. Nuk e dijmë nëse është gjallë apo është vdekur.

46-vjecari ka lënë pas dy vajzat e vogla dhe bashkëshorten, të cilat jetojnë në kushte tejet të vështira ekonomike. Fëmijët ishin më e madhja 4 vjeçe dhe e vogla 2 vjeçe kur babai u zhduk, ndërsa nuk e mbajnë mend imazhin e tij.

Të mendojë për vajzat që presin lajmin e mire, se babai do të kthehet. Ata betohen gjithnjë për kokën e të atit.

Gramozi është babai edhe i dy fëmijëve të tjerë më të rritur nga martesa e parë. Në emisionin ’Pa Gjurmë’, dyshimet që treguan se bënte jetën e një endacaku në Sarandë, u verifikuan nga stafi por rezultuan të pavërteta.

Gjeto Smajli është një tjetër i humbur që u trajtua këtë të martë në emisionin ’Pa Gjurmë’. 64-vjecari u zhduk 10 vite më parë. Babai i gjashtë fëmijëve ka humbur nga kjo jetë edhe nënën. I biri Ndue Gjeto në studion e emisionit i drejtohet me një mesazh:

Vetëm ai e din kush ishte shoku që do takonte. Ai është parë tek priste në kryqëzimin e rrugëve. Bashkëfshatarët e panë atë natë, deri në orën 9 të mbrëmjes, ndërsa moti ishte i keq me shi. Dikush mund të ketë gisht në zhdukjen e babait. Nëna e tij u largua me emrin e tij në gojë. Na ka munguar prania e babait në shtëpi

 

Disa ditët para se të zhdukej Gjeto pyeste shpesh të shoqen për orën me arsyen se duhej të ishte i perpiktë në një takim, që kishte lënë me një shok të panjohur për familjen. Pas pothuajse një javë, nga ky episode, Gjeto sapo u kthye nga puna u bë gati për të dalë sërish, pasditen e 7 tetorit të vitit 2010.

Për këdo që ka informacion për këta dy të humbur ju mund të na kontaktoni në të gjitha format tona të kontaktit:

2 numrat tanë të kontaktit:

Në cel: 069 99 55 698 si dhe në aplikacionet: WhatsApp dhe Viber

Në tel: 0444 17 778

Në adresën tonë në facebook: Pa Gjurmë Report TV

Në kanalin tonë në Youtube: Pa gjurmë Channel

Cdo ditë në ekranin e Report Tv, ora 15: 00

O.D./r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Këlliçi në SPAK, Valteri: I implikuar edhe me bursa në call center! Do japë llogari, ishte aq i shqetësuar sa aludoi edhe ndarjen

Këlliçi në SPAK, Valteri: I implikuar edhe me bursa në call center! Do japë llogari, ishte aq i shqetësuar sa aludoi edhe ndarjen