Djali i Besnik Mustafaj në gjurmët e të atit

Djali i Besnik Mustafaj në gjurmët e të atit
Dardani është djali i madh i politikanit, shkrimtarit dhe diplomatit Besnik Mustafaj.

I kthyer nga studimet në Francë, përveçse punon në profesionin e tij në Gjykatën Kushtetuese, Dardani duket se ka një pasion të madh dhe për të shkruarin, ku duket se ecën në gjurmët e babait.

Ai herë pas here boton në të përjavshmen "Java", komente dhe analiza lidhur me aktualitetin dhe fushën e vet.

djali i besnik mustafaj

"Kam pasur fatin të kem një baba politikan dhe diplomat me shumë parime në jetë.

Për të politika ka qenë një mundësi për të ndryshuar gjërat për mirë në Shqipëri, një mundësi për të kontribuar dhe ai ka dhënë kontributin e tij.

Ndjej se ka ende punë për tu bërë, që vendi ku jetojmë të reflektojë ëndrrat dhe aspiratat e brezit tim.

Nuk mund t'ju jap një përgjigje fikse, kurrë mos thuaj kurrë thotë një shprehje, por modeli i babait tim është frymëzues për mua dhe pse jo, ndoshta do ta konsideroj një ditë si mundësi", shprehet Dardani në një intervistë ku lë të kuptohet pse jo mund të ecë dhe në gjurmët e politikës.

(xh.k/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    A justifikohen aktet e dhunes gjatë një proteste politike?



×

Lajmi i fundit

EKSKLUZIVE/ 'Bëni armët gati dhe kur të them unë qëlloni në mish!' Xhaxhai i Aleks Nikës për Report TV zbulon bisedat në kasetën e dorëzuar në SPAK! Është mbretëresha e provave

EKSKLUZIVE/ 'Bëni armët gati dhe kur të them unë qëlloni në mish!' Xhaxhai i Aleks Nikës për Report TV zbulon bisedat në kasetën e dorëzuar në SPAK! Është mbretëresha e provave