Djali i Kryeministrit Rama bën 
bilancin e gabimeve për 25-vjeto

Djali i Kryeministrit Rama bën <br />bilancin e gabimeve për 25-vjeto
Greg Rama, djali i kryeministrit Edi Rama, pasnesër mbush plot 25-vjeç dhe duket se ky fakt e ka futur 'në mendime të thella'.

Me një pjekuri që pjesa më e madhe e moshatarëve të tij sot nuk e kanë, Gregu ka dashur të bëjë një bilanc të sjelljeve të tij të gabuara ndër vite, apo t'i paraprijë atyre që mund të bëjë në të ardhmen, dhe për këtë ka kërkuar ndihmën dhe seriozitetin e miqve të tij, pasi nuk bëhet fjalë për një lojë fëmijësh. 

“Pasnesër festoj 25 vjetorin dhe më duhet të bëj gati një bilanc të gabimeve që kam bërë gjatë këtyre 25 viteve…Nëse ju kujtohet ndonjë gabim i imi mund të më shkruani në inbox. Edhe nëse sju kujtohet ndonjë gabim që kam bërë pranohen edhe kritika për gabime që skam bërë akoma por që mund të bëj në të ardhmen. Shpresoj që kërkesa ime të merret seriozisht dhe jo si një lojë fëmijësh përderisa sot që flasim, sipas disave, jam thuajse 30 vjeç”,­ shkruan Gregu.

greg rama
Redaksia Online
(m.p/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Ervin Salianji dënohet me 1 vit burg për kallëzim të rremë, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Kërkesa e grupit të PD për Këshillin e Mandateve para arrestimit të Ervin Salianjit, burime nga Kuvendi: Nuk do të mblidhet, do ketë vetëm njoftim në seancën e të hënës!

Kërkesa e grupit të PD për Këshillin e Mandateve para arrestimit të Ervin Salianjit, burime nga Kuvendi: Nuk do të mblidhet, do ketë vetëm njoftim në seancën e të hënës!