Michael Buble dhe Luisana Lopilato janë një ndër çiftet më të dashura dhe të preferuara të publikut. Vitet e fundit ata kaluan një periudhë të vështirë në jetën e tyre pasi djali i tyre Noah u diagnostikua me kancer. Vogëlushi Noah fitoi betejën me sëmundjen dhe çifti tregon se më në fund po jetojnë ditë të bukura.
Në një intervistë të dhënë së fundmi Michael ka treguar se pas dy djemve, në më pak se 3 javë gruaja e tij do të sjell në jetë një vajzë. “Vajza ime e parë do të vijë në jetë pas tre javësh dhe unë kurrë nuk e kam thënë më parë këtë në publik. Unë kam një vajzë që po vjen’ është shprehur këngëtari.
Komento