TIRANE- Teksa deputeti Tom Doshi është përfshirë në një vorbull gjyqesh dhe dosjesh hetimore, problemet kanë dalë edhe për djalin e tij, James Doshi. Pesë ditë më parë 15-vjeçari është dënuar me dy muaj burg nga Gjykata e Tiranës për akuzën e “Drejtimi i mjetit në mënyrë të parregullt”.
Adoleshenti gjatë fazës së hetimit dhe gjykimit është ndjekur në gjendje të lirë. Ka qenë gjyqtarja Vjollca Spahiu që ka deklaruar fajtor djalin e deputetit Tom Doshi, duke e dënuar atë fillimisht me 3 muaj burg, por për shkak të pranimit të kërkesës së të pandehurit për gjykim të shkurtuar, masa e dënimit është ulur në masën 1/3, duke bërë që dënimi të ulet me dy muaj burg.

LAJMET MË TË VLERËSUARA