Djali që humbi të fejuarën në
Gërdec, tani shet libra në jug

Djali që humbi të fejuarën në<br />Gërdec, tani shet libra në jug
Këngëtarja dhe aktorja Rozana Radi teksa  është duke u relaksuar në brigjet e Jugut, ka hasur me një ‘fenomen’ që i ka bërë shumë përshtypje.

Ka plot shitës që mundohen të shesin produktet e tyre në plazh, por ai që i ka tërhequr vëmendjen Rozit ka qenë vetëm një. Djali nga Gërdeci që shiste libra dhe dashuria e madhe për librin e ka prekur këngëtaren, aq sa ka vendosur që një pjesëz të historisë së tij ta bëjë publike në Instagram përmes një fotoje të postuar.
 
“Ky djali quhet Shkëlqim. Është nga Gerdeci. Në shpërthimin e Gërdecit humbi të fejuarën. Ndërsa ngushëllimin e vetëm e gjeti tek librat. Edhe pse në pamundësi për të përfunduar shkollën e mesme, ndërsa e dëgjoje të fliste, të jepte përshtypjen që kishte mbaruar shkollën e lartë. I vetmi shitës në plazh që më tërhoqi vëmendjen. #librimikumeimireinjeriut”, shkruan Rozana përkrah fotos.

1


Redaksia Online
(M.Ç/shqiptarja.com)
 


 

  • Sondazhi i ditës:

    Ervin Salianji dënohet me 1 vit burg për kallëzim të rremë, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Shkodër/ Radhë kilometrike në pikën kuftare të Muriqanit! Makinat në pritje nga Mali i Zi për të hyrë në Shqipëri

Shkodër/ Radhë kilometrike në pikën kuftare të Muriqanit! Makinat në pritje nga Mali i Zi për të hyrë në Shqipëri