‘Djali me plagë në trup dhe një javë pa ngrënë’/ Denoncimi tronditës i prindërve të fëmijës me autizëm në Berat (VIDEO)

BERAT-Pak ditë më parë prindërit e një fëmije me autizëm denoncuan në polici, se djali i tyre 12-vjeç ishte dhunuar fizikisht në qendrën e rehabilitimit ‘Unë jam si ju’ dhe ishte lënë pa ngrënë.

Pas denoncimit, nga i ati F. Boci 54-vjeç, prindërit tregojnë shenjat e dhunës në trupin e djalit, ndërsa akuzojnë qendrën në Berat.

Punonjësja e qendrës fillimisht shprehet se ato nuk janë shenja dhune, ndërkohë që prindërit e akuzojnë se fëmija ka edhe një javë pa ngrënë. Ata tentojnë që të kontaktojnë me drejtoreshën, por ajo e ka të mbyllur telefonin. 

Qendra shtetërore e rehabilitimit të fëmijëve me aftësi ndryshe ‘Unë jam si ju’ ndodhet pas spitalit të Beratit, ndërsa punonjësit kanë mohuar denoncimin e prindërve të fëmijës për dhunë. 

Denoncimi i prindërve, shenjat e dhunës në trupin e 12-vjeçarit

Debati mes punonjëses dhe prindërve të fëmijës
Prindërit: Djali ka qenë në spital dje, i merren mend, nuk ka fuqi. Djalin po e marrim të vrarë dhe pa ngrënë. Na sill letrën tani, ta firmosim.
Punonjësja: Dje më thanë se hëngri dhe e nxori, ka pirë vetëm ujë.
Prindërit: Po si nuk njoftohet njeri? Doktori me leje është?
Punonjësja: Ai nuk ka qenë sëmurë, mbase hëngri shumë byrek, një e gjysmë dhe e ka nxjerrë
Prindërit: Djalin e mora të vrarë dhe pa ngrënë gjithë javën
Punonjësja: Fillimisht nuk hapte gojën, ai filloi njëherë, pastaj, por..
Prindërit: Je nënë ti apo jo?! Fëmija pa ngrënë, këtë javë që nuk erdhëm shiko si është katandisur. Drejtoresha thotë ju e shqetësoni se vini shpesh, por ja kur nuk erdhëm ne, çfarë ndodhi!!

Njoftimi i policisë së Beratit
Më datë 03.09.2018, shtetasi F.B., vjeç 54, banues në Berat, ka bërë kallëzim se në ambientet e një qendre rehabilitimi është dhunuar fizikisht djali, shtetasi A.B., vjeç 12. Materialet u referuan në Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Berat. Neni 90 i Kodit Penal

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 11:56
Denoncimi, reagon drejtoresha në Berat: Djali autik ishte agresiv, por nuk u dhunua

Pas denoncimit të prindërve se fëmija i tyre autik është dhunuar në qendrën e rehabilitimit në Berat, ka reaguar drejtoresha e institucionit Alda Shulla në një prononcim për Report Tv. Ajo shprehet se në qendër nuk ka pasur asnjë rast dhune, ndërsa sipas saj, familjarët janë në dijeni të faktit që djali i tyre është i dhunshëm. Shulla u shpreh se pret përgjigjen e institucioneve për zbardhen e ngjarjes.

Ne qendër nuk ka pasur asnjëherë dhune.  Me vjen keq që situata ka kaluar kështu, ai e di që djali është agresiv. Cështja u ka kaluar organeve kompetente, të zbardhet cështja dhe zotëria të marrë përgjigjen

Drejtoresha e qendrës ‘Unë jam si ju’ në Berat Alda Shulla

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Spahiu: Ngjarja 2024 është ‘Shqipëria turistike’, dikur 80% e planetit s’e njihnin fare ku bie

Spahiu: Ngjarja 2024 është ‘Shqipëria turistike’, dikur 80% e planetit s’e njihnin fare ku bie