'Djalin ta kam takuar në Athinë'/ Shenja jete për Maradona Ibrahimin, ’Pa Gjurmë’ lidh nënën me dëshmitarin në Greqi

E kam parë në datën 23 janar në Kato Patisia, afër qendrës së Athinës në orën 7:30 mbasdite, në një stacion treni. E kisha dëgjuar në emision dhe në momentin qe më afrohet dhe më kërkon ndihmë, m'u duk fytyrë e parë. E pyeta se nga ishte dhe më pohoi nga Gjirokastra. Nuk munda ta  pyesja për emrin, por me të bisedova pak minuta. Nga ngjashmëria që ka me foton e publikuar në emision jam i sigurtë 100% se bëhet fjalë për Maradona Ibrahimin. Besoj se ishte rreth 31-32 vjec. Dukej se bënte jetën e një endacaku rrugëve të qytetit të Athinës. Kishte veshur një bluzë dhe një palë xhinse dhe rrinte i ulur në një stol

Në një lidhje live nga Gjirokastra, nëna e 31-vjecarit Maria, pohoi faktin se ai është rritur në lagjjen Kato Patisia, vend ku është parë nga dëshmitari dhe se në atë zonë ai ka patur shumë shokë.

Minutat në vijim gjatë transmetimit live në 'Pa Gjurmë' një tjetër dëshmitar dërgoi në redaksinë e programit 2 foto, duke pretenduar se 31-vjecarin e humbur e ka parë në qytetin e Lezhës. Fotot e transmetuara live i panë edhe nëna e Maradonës, e cila pranoi ngjashmërinë e imazheve me djalin e saj.

'Po, ai është djali im', pohon nëna

Megjithatë ende mbetet për t'u verifikuar nga stafi, çdo informacion që u përcoll në program dhe që mund të hedh dritë mbi vendndodhjen aktuale të  të riut. Emisioni ''Pa gjurmë'' vijon ende kërkimet për Maradona Ibrahimin, që u zhduk më 1 gusht të vitit 2019, nga Ura e lumit, në Gjirokastër, por nënës i telefonoi pak orë më pas, nga Saranda. 31-vjecari kishte jetuar 19 vite në Greqi, ku ra  ’pre’ e lëndëve narkotike, bashkë me të edhe vajza që ai dashuroi. Maradona është babai i një djali, të cilin e braktisi në moshën 6-vjeçare. Përveç djalit, nëna e tij Maria konsideron të humbur edhe nipin e saj, që sot është 16 vjec. Edhe pas kthimit në Shqipëri, i riu sërish nuk gjeti qetësi. Ditën që u zhduk, sapo ishte kthyer nga Tirana bashkë me nënën, ku nuk kishte pranuar të vazhdonte kurimin në spital, për shkak të problemeve të vazhdueshme me drogën.

O.D./b.ha./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Këlliçi në SPAK, Valteri: I implikuar edhe me bursa në call center! Do japë llogari, ishte aq i shqetësuar sa aludoi edhe ndarjen

Këlliçi në SPAK, Valteri: I implikuar edhe me bursa në call center! Do japë llogari, ishte aq i shqetësuar sa aludoi edhe ndarjen