Reis Fejzi, djaloshi 10-vjeçar nga Gostivari, ka realizuar ëndrrën e tij duke udhëtuar në Madrid për të ndjekur ndeshjen ndërmjet Real Madrid dhe Las Palmas “Santiago Bernabéu” që përfundoi me rezultatin 4 me 1.
Por ky udhëtim mesa duket nuk ishte vetëm për të parë futboll, por edhe për të takuar yllin botëror, Kylian Mbappé.
Pas përfundimit të ndeshjes, Reis, u drejtua menjëherë drejt fushës. Pavarësisht sigurimit, ai arriti të driblojë dhe të afrohet pranë Mbappé, me të cilin shkëmbeu disa fjalë.
Kjo përpjekje e guximshme e vogëlushit u shpërblye me një dhuratë të veçantë – një fanellë të Real Madridit, të cilën vetë Mbappé ia dorëzoi si kujtim nga ky takim i paharrueshëm.