Dje iu sanksionua ‘krahu i djathtë', Vuçiç vë në dyshim SHBA: Të hetohet, as ata as rusët nuk udhëheqin politikën tonë! Po Sveçla pse nuk është 'non grata'?

Dje iu sanksionua ‘krahu i djathtë', Vuçiç vë në dyshim SHBA: Të hetohet, as ata as rusët nuk udhëheqin politikën tonë! Po Sveçla pse nuk është 'non grata'?

Vuçiç dhe Vulin

SERBI- Presidenti Aleksandër Vuçiç zgjodhi të ironizojë sanksionimin e SHBA-ve ndaj ish ministrit të brendshëm, Aleksandër Vulin. Presidenti serb kërkon të kryhet një hetim më i thelluar për Vulin, i cili aktualisht mban postin si drejtori i Agjencisë së Sigurisë dhe Informacionit (BIA) ndërsa përmendi rastin e kokainës në Shtëpinë e Bardhë, për të ironizuar akuzën e trafikut të drogës nga SHBA për Vulin.

"Unë nuk e vura re që kokaina u gjet në zyrën e Vulinit, por në Shtëpinë e Bardhë. Por mendoj se është jashtëzakonisht e rëndësishme të kryhet një hetim", tha Vuçiç, në reagimin e tij të parë pasi SHBA vendosi sanksione ndaj Vulinit.

Madje ai pyeti pse këto sanksione u vendosën ndaj Vulinit e jo ndaj Ministrit të Punëve të Brendshme të Kosovës Xhelal Sveçla.

“Pyetja ime është se si ka sanksione kundër Vulin, por jo sanksione ndaj Sveçlës? Epo, nuk jam budalla, e di se çfarë kam folur gjatë gjithë këtyre muajve dhe çfarë të kam thënë dhe çfarë më është thënë mua”, ka thënë Vuçiç.

“Nuk do të ketë sanksione për të, sepse ne e dimë se si duhet të vendoset një ekuilibër. U vendosën sanksione kundër meje në vitet ’90 dhe nuk më interesonte shumë sepse as amerikanët dhe as rusët nuk do ta udhëheqin politikën time. Politika që unë drejtoj duhet të jetë e mirë për Serbinë dhe popullin serb”, tha Vuçiç.

Një ditë më parë Zyra për Kontrollin e Aseteve të Huaja në Departamentin amerikan të Thesarit tha se Vulini është përfshirë në afera korruptive për “të shtyrë përpara agjendat e tij politike dhe interesat e tij personale në kurriz të paqes dhe stabilitetit në Ballkanin Perëndimor”.

I pyetur nëse Vulin do të shkarkohet si Drejtor i Shërbimeve të Inteligjencës serbe, Vuçiç u rezervua dhe nuk dha një përgjigje konkrete.  Ai tha se për sanksionet ndaj Vulinit dhe qëndrimin e Serbisë do t’i flasë “nesër, në detaje”. Sipas tij qëndrimi i SHBA-ve ndaj Vulin nuk vjen prej akuzave për korrupsion apo për krim të organizuar por për mbështetjen e tij pa filtra për Federatën Ruse.

“Vulin, ndaj tij nuk janë vendosur sanksione për ndonjë krim, korrupsion, asgjë; ndaj tij janë vendosur sanksione për shkak të qëndrimit të tij ndaj Federatës Ruse”, tha Vuçiç.

Një pjesë e opozitës në Serbi kërkoi shkarkimin e Vulin pas sanksioneve amerikane. Vulin, presidenti i Partisë Socialiste, e cila është një partner koalicioni i Partisë Progresive Serbe në pushtet, u vendos në krye të Agjencisë së Sigurisë dhe Informacionit në dhjetor të vitit 2022. Drejtorin e Agjencisë e emëron dhe e shkarkon Qeveria.

Ish ministri i Brendshëm serb, Aleksandët Vulin u fut dje në listën e zezë të sanksioneve amerikane. Vulin, aktualisht Drejtor i Agjencisë për Siguri dhe Informacion në Serbi akuzohet nga Uashingtoni si i përfshirë në krimin e organizuar dhe në aferat korruptive. Për këtë vendim një pjesë e opozitës serbe ka kërkuar largimin e menjëhershëm të Vulinit nga drejtimi i BIA-s.

Vulin është përfshirë në krim të organizuar duke mbajtur raporte e përfitim reciprok me trafikantin e armëve, Sllobodan Teshiç, duke mundësuar që dërgesat me armë të tij të mund të lëvizin lirshëm përtej kufijve të Serbisë. Teshiç është në listën e zezë amerikane që nga viti 2017.

G.MO/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Arbëri: 12/07/2023 10:16

    Më von do d mbron edhe vlla droga këtej

    Përgjigju
    • Kistra: 12/07/2023 12:00

      Pa merak e mbron Kurti i Kusari me Radoicicin! Apo kryekrimineli i veriut, "non grata", eshte i mire per ju patriotet?

  • Sondazhi i ditës:
    27 Nëntor, 11:43

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?



×

Lajmi i fundit

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë