Dje zyrtarizuan largimin, Partizani shfaq sërish Bekim Rexhepin (VIDEO)

Dje zyrtarizuan largimin, Partizani shfaq sërish Bekim Rexhepin (VIDEO)

Bekim Rexhepi

Bekim Rexhepi nuk është më portieri i Partizanit. 26-vjeçari ishte titullar sezonin e shkuar, duke dhënë një kontribut të madh në titullin e 17-të kampion të "Demave". Ka qenë klubi i kuq që njoftoi "divorcin" me shqiptarin nga Maqedonia e Veriut.

"Partizani njofton mbylljen e bashkëpunimit me Bekim Rexhepin. Portieri dhe klubi kanë vendosur të ndërpresin me mirëkuptim kontratën mes tyre. Klubi falenderon Bekim Rexhepin për kontributin e dhënë në fitimin e titullit të 17-të kampion, duke i ururar njëkohësisht shumë suksese në vazhdim të karrierës së e tij. Kënaqësi që ishe pjesë e familjes tonë të madhe Partizani", njoftuan kampionët në fuqi të vendit.

Ndryshe nga sa u fol dje, te Partizani janë treguar të pakujdesshëm, teksa e kanë përfshirë lojtarin në foto-sesionin e sezonit të ri. Dukshëm video e postuar këtë të shtunë në kanalet e komunikimit nga klubi i kuq ka qenë e përgatitur më herët, me Rexhepin që nuk do jetë më pjesë e ekipit.

Pas afrimit të Pano Qirkos për portën, si edhe prezencës së Alban Hoxhës, porta e Partizanit ka qenë e mbipopulluar, me Rexhepin që gjeti akordin me klubin për largim.

S.Dh/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja